Jetë e rëndë me zhurmën e hekurudhës

Date:

Me zhurmën e makinave që dëgjohet nga autostrada në afërsi, shqiptari Sinan Xhinovci nga Berna e Zvicrës nuk ka ndonjë problem të madh, pasi që në vitin 1996 autostrada ishte izoluar nga zhurma me rregullimin e mureve të lartë që shërbejnë si barriera për të parandaluar zhurmën. „Autostrada tingëllon sii një lum dhe nuk kam problem“, deklaron ai për „Der Bund“.
Një problem tjetër që po e shqetëson ate dhe familjen e tij është zhurma e hekurudhës e cila kalon përreth banesës së tij. Banesa gjendet në një godinë në rrugën „Polygonstrasse“, e cila mund të shihet pak pas stacionit ëankdorf, po të hidhni një sy nga ana e djathtë e dritares në drejtim të Bernës.
Xhinovci sjellë disa gota me coca-cola në ballkon. Në çdo disa minuta atypari parakalon ndonjë tren, ndonjëherë edhe më tepër në të njëjtën kohë. Dhe Sinani pret që të ndalet zhurma e trenave për të vazhduar me rrëfimin e problemit që është duke e munduar. Pauza për te është barë shprehi. Po që se ai shikon ndonjë film me të birin, ai është i detyruar që ta përdorë pullën e pauzës, në mënyrë që të mos lëshojë ndonjë insert të filmit, derisa të zhduket zhurma e trenit. „Qetësi kemi vetëm nga ora një e gjysmë e deri rreth orës katër të mëngjesit. Dhe më pas, trenat fillojnë përsëri të qarkullojnë“.
Qiradhënësi i tij ishte përkujdesur që ta izolojë banesën duke vendosur izolim më të mirë për xhamat, por ato e tregojnë efektin vetëm kur janë mbyllur. Edhe në këtë vapë të madhe, dritaret e Sinanit nuk hapen asnjëherë. Por, e gjithë kjo zhurmë e ka edhe anën e saj pozitive, pasi për një banesë 4 dhoma e gjysmë, Sinan Xhinovci paguan vetëm 1.100 franga zvicerqane, që për kushtet zvicerane është një çmim shumë i volitshëm.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...