Shkuan mërgimtarët, zbrazet vendlindja!

Date:

Gazetari i njohur nga Maqedonia, Iljasa Abazi, në një postim të tij në Facebook, ka shtruar çështjen e fatkeqësisë së shqiptarëve të shpërndarë anëmembanë botës, me rastin e përfundimit të pushimeve verore dhe kthimit të tyre nëpër vendet respektive: „Nuk ka më rrugëve kolonë automjetesh, nuk ka më dasma siç kishte në muajin korrik. Ata shkuan nëpër vendet e tyre ku punojnë dhe veprojnë. Mërgimi mbetet plagë e cila jo që nuk po shërohet, por gjithnjë e më shumë po shtohet. Me vete morën edhe shumë fejesa me të rinj e të reja nga vendlindja, të cilët ju bashkangjitën atyre duke kërkuar një `jetë më mire` në vendet e Bashkimit Evropian. Largimi i tyre ështe fatkeqësi kombëtare, së cilës i kontribuon varfëria dhe papunësia. Vit pas viti numri i mërgimtarëve po rritet, e Atdheu po zbrazet !“, shkruan z. Abazi, duke vazhduar me një përgjigje ndaj një lexuesi: Është për t’i vajtuar Bashkim. Sipas disa të dhënave, Maqedonia nga mërgimtarët përfiton 700 milionë euro në vit, ndërsa ajo si shtet ç’ka po i ndihmonë ata?! Është shumë e dhimbshme se shumë të rinj po kërkojnë rrugën e Evropës, po i shtohet numri mërgimtarëve tanë. Rrugë e hidhur, po zbrazet vendi. E kujt po ia lëmë Atdheun ?! Mandej shtohet pyetja se po i presim ata?! Më ka rënë sy gjatë dy viteve të fundit, se mu në kohën kur vijnë mërgimtarët tanë, shteti fillon të punojë nëpër rrugë, gjë e cila edhe më shumë e vështirëson qëndrimin e tyre në vendlindje. Psh, në Kumanovë, mu në muajin korrik, para spitalit filluan ta asfaltojnë rrugën, që edhe më tepër e ngarkonin komunikacionin, përfundon Iljasa Abazi.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...