LAJME

Drejtësi: Maqedonasi godet me thikë në tru kosovarin

40 Lexime

Një zënkë me pasoja vdekjeprurëse para një bordeli në Lätti të Zvicrës, që nga mëngjesi i të hënës është duke angazhuar Gjykatën rajonale të Bielit. Tashmë, i akuzuari nuk mund të përkujtohet në shumëçka.

 

 

Një zënkë me pasoja vdekjeprurëse në mes të dy personave, kishte ndodhur më 17 shtator të vitit 2013, para një bordeli në Lätti të Kantonit të Bernës në Zvicër. Viktima: Një kosovar 39 vjeçar, i dyshuari kryesor për vrasje: Një maqedonas 43-vjeçar. Viktima vdiq pas një sulmi të kundërshtarit të tij, i cili e kishte goditur me thikë në pjesën e kokës. Sipas akuzës, maja e thikës kishte depërtuar deri thellë në trurin e viktimës.

Me këtë rast, që nga mëngjesi i të hënës, në Gjykatën rajonale të Bielit, para bankës së të akuzuarve janë ulur tre të akuzuar, në mesin e të cilëve edhe një shtetas maqedonas 43-vjeçar, shkruan „20 Minuten“, njofton „Shtegu.com“. Dyshohet se ky i fundit është ai i cili e ka goditur kosovarin me thikë. Dhe jo vetëm kaq: Sulmuesi dyshohet se pas therjes me thikë, viktimën e ka goditur edhe me një shqelm, përderisa ai ka qenë i shtrirë përtoke. Ai akuzohet për veprat penale „tentim për vrasje, tentim për të shkaktuar lëndime të rënda trupore dhe rrahje“. Tentimin për shkaktime lëndimeve të rënda trupore ai e kishte kryer, pasi ai e kishte sulmuar edhe një kundërshtar tjetër me thikë, duke i shkaktuar lëndime me thikë.

 

 

Para Gjykatës, ai kishte deklaruar se ai kishte qenë i sulmuar: „Unë vetëm u mbrojta, edhe unë jam viktimë“, ka deklaruar maqedonasi. Të mërkurën ai gjithashtu kishte deklaruar në protokol se në lokalin në fjalë i kujtohet vetëm se ishte shkaktuar një zënkë, kundërshtarët ishin zhdukur. Se ai kishte therur me thikë kundërshtarin dhe se një tjetër e kishte lënduar gjatë kësaj, atij nuk i kujtohej asgjë. Ai gjithashtu nuk di se si ka ndërruar jetë kundërshtari i tij.

 

 

Deklaratat e të akuzuarit gjatë procesit kanë qenë pjesërisht kundërthënëse. Kështu pra, ai fillimisht kishte mohuar se me vete ka pasur një thikë. Mëngjesin e të hënës, ai e kishte ndryshuar deklaratën e tij. „Tashmë shumë kohë kam qenë në paraburgim dhe kisha kohë për të menduar shumë. Tani më kujtohet“.

 

 

Përpos maqedonasit 43-vjeçar, para Gjykatës kanë dalur edhe dy persona të tjerë. Dy zviceranët akuzohen se kanë kryer veprën penale „tentim të shkaktimit të lëndimeve trupore“ dhe „rrahje“. Sipas akuzës, ata gjithashtu kanë qenë të përfshirë në zënkë, pasi njëri nga ta e kishte goditur viktimën me shqelm në fytyrë.

 

 

Procesi në fjalë pritet të përfundojë gjatë të premtes kur edhe do të shpallet vendimi i Gjykatës.