Ja përse një kroate ia derdhi përtokë valixhen një zviceranes

69 Lexime

menschen-mit-gefuellten-einkaufstaschen---zwei-sendungen-die-sich-an-konsumenten-richten-erhalten-vom-publikumsrat-viel-lob-symbolbild

Vendi i ngjarjes: Midis shitoreve Migros dhe Coop në Nussbaumen të Zvicrës. Një gruas së moshuar i griset valixhja nga letra dhe një grua e re i ndihmon t`i grumbullojë gjësendet e shkapërderdhura. Se çfarë ndodhi më pas, asnjëra nga to nuk e kishte paramenduar

Vendi i ngjarjes në Nussbaumen të Zvicrës, midis shitoreve Migros dhe Coop, rreth mesditës: Një grua zvicerane rreth të dyzetave, mban me vete dy valixhe nga letra, kur papritmas ato i grisen dhe të gjitha gjërat e blera i bien përtokë. Një grua pak më e re e vëren ngjarjen dhe i afrohet asaj. E nxjerrë nga çanta e saj një valixhe tjetër, ia dhuron zonjës më të vjetër dhe i ndihmon asaj t`i grumbullojë gjësendet e shkapërderdhura, duke i vendosur në valixhe. Pasi i grumbullojnë të gjitha, dyzetvjeçarja i falënderohet përzemërsisht ndihmëses së saj. Ngjarja do të mund të kishte përfunduar këtu, bota në këtë rast do të kishte qenë në rregull, pasi njerëzit duhet të jenë të gatshëm të ndihmojnë njëri-tjetrin dhe të jenë të sinçertë. Por, ajo që tani do të rrëfehet në këtë shkrim, nuk është bota jonë, thuhet në një artuikull të gazetës „Aargauer Zeitung“. T`i kthehemi skenës: Zonja i falënderohet ndihmëses së saj, duke i shprehur këtë vërejtje: „Një e huaj me siguri nuk do të kishte vepruar në këtë mënyrë. Me siguri do të m`i kishte vjedhur gjërat e shkapërderdhura nëpër tokë“. E tronditur nga ajo se çfarë dëgjoi, e dëshpëruar tej mase, ajo ia kthen: „Atëherë më fal pra që të ndihmova, pasi unë jam kroate“. Por, edhe me kaq nuk përfundon ngjarja: Të gjitha gjësendet nga valixhja, ajo ia derdhë përsëri në tokë, e merr me vete valixhen e saj dhe shkon për në Coop.