Arrestohet maqedonasi, organizator i trukimit të ndeshjeve në Itali

Date:

images
Autoritetet italiane kanë arrestuar një shtetas maqedonas, i dyshuar si organizator i trukimit të ndeshjeve në futbollin italian. Pas tre vitesh arratisje, Hristijan I. është arrestuar gjatë të hënës në aeroportin e Lombardisë „Orio al Serio“. Sipas të dhënave të hetuesve, ai akuzohet se ka trukuar disa ndeshje në Serinë A dhe B të futbollit italian. Qysh gjatë kësaj jave ai do të merret në pyetje nga prokurori i qytetit të Kremonës, Roberto Di Marino, i cili tashmë vite të tëra është duke hetuar lidhur me skandalet e manipulimit të lojrave. Shtetasi maqedonas ka pasur kontakte me disa lojtarë profesionistë, duke i bindur që t`i manipulojnë ndeshjet. Atij i kërcënohet një dënim deri në tre vite burg, njoftojnë mediet italiane.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...