Identitet të rremë, dokumente dhe para të falsifikuara – Befasi pas befasie nga shtetasit maqedonas

Date:

16:13:30                   2016-12-11

 

 

 

 

Natën e së martës, policia gjermane ka kontrolluar një veturë me autotarga italiane të llojit „Hyundai“, duke përjetuar befasi pas befasie.

 

 

 

 

Policia gjermane e Rosenheimit të Bavarisë, natën e së martës ka kontrolluar një veturë me autotarga italiane, në autostradën A8, në afërsi të lokacionit Holzkirchen. Në timon ka qenë i ulur një person 48-vjeçar, i cili ka folur italisht në mënyrë të përsosur dhe është legjitimuar me dokument italian.

 

 

 

 

Përkundër kualitetit të shkëlqyeshëm, është dëshmuar se bëhet fjalë për dokument identifikimi fallso, ndërsa patenta e shoferit ka qenë e rregullt. Policia gjermane kishte dyshuar në personin në fjalë, duke e tërhequr nga komunikacioni për një kontrollë më detale, shkruan „Merkur“, njofton „Shtegu.com“. Gjatë kësaj është vërtetuar se „italiani“ në të vërtetë ka qenë një shtetas maqedonas, i cili jeton në Itali prej shumë vitesh. Nacionaliteti i tij i vetëzgjedhur, atij i kishte mundësuar që të udhëtojë nëpër Europë pa kurrfarë vize.

 

 

 

 

Pas disa hetimeve të mëtutjeshme është vërtetuar se ai ka qenë i kërkuar që prej dy vitesh nga Prokuroria e Hamburgut, si i dyshuar për një plaçkitje në një banesë. Bashkudhëtari i vet, është legjitimuar me një pasaportë rome, e cila nuk ka vlerë juridike. Shumë shpejt u vërtetua se edhe ai është me prejardhje nga Maqedonia.

 

 

 

 

Por, befasia e radhës erdhi menjëherë pasi policia zbuloi edhe një banknotë të falsifikuar 20-euroshe në koopertinën për mbrojtje nga dielli të veturës.

 

 

 

Të arrestuarit janë dërguar për procedurë të mëtutjeshme në policinë për krime në Rosenheim, ndërsa hetimet janë në rrjedhë e sipër.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...