Aritoni nga Maqedonia si urë ndërlidhëse midis shqiptarëve dhe zviceranëve

Date:

21:49:47                 2016-12-11

 

 

 

 

 

 

Ariton Vrenezi gjithnjë u qëndron pranë bashkatdhetarëve tanë, por edhe duke iu ndihmuar autoriteteve zvicerane. Shqiptari nga Maqedonia përkthen dhe ndërmjetëson për Zyrën e integrimit, duke realizuar një kontribut të cilin zviceranët nuk mund ta bëjnë.

 

 

 

 

Nofkën e tij, Ariton Vrenezi nuk e ka marrë në Zvicër, por që në shkollimin e tij në Maqedoni, shokët e klasës e kishin pagëzuar Toni, ndërsa me pesëmbëdhjetë vite moshë me prindërit e vet kishte ardhur në Zvicër.

 

 

 

 

Toni Vrenezi jeton si edhe të gjithë zviceranët. Është i martuar dhe ka dy djem, njëri prej të cilëve është praktikant në një bankë, ndërsa tjetri studion në Universitetin e St. Gallenit. Ai është i pranishëm në çdo shoqatë shqiptare, ndërsa në St. Margrethen e njehë çdo të dytin person. Gjatë pushimeve udhëton në Maqedoni, në pjesën e banuar me shqiptarë, ndërsa zakonisht atje takohet me shqiptarë.

 

 

 

 

„Mu për këtë, Aritoni edhe është person i përshtatshëm për Zyrën e integrimit në St. Galler Rheintal“, pohon për „Tagblatt“ përgjegjësi i kësaj zyre, Hanspeter Wöhrle: „Toni ka ndikim të madh: Më përpara i besojnë atij bashkëkombasit e vet, se sa një zvicerani. Ai e kupton kulturën, pranohet nga ta dhe ka një besim të madh tek ta“. Mosmarrëveshjet e tilla mund të tejkalohen shumë lehtë, por më të vështira janë ato në mes të komunave dhe shqiptarëve. Për shembull, para disa muajsh, ishte shkaktuar një mosmarrëveshje me rastin e punësimit të një të riu, i cili ka banuar së bashku me prindërit, pranues të ndihmës sociale. Me këtë rast, atyre u është reduktuar ndihma sociale, ndërsa janë qetësuar vetëm kur Aritoni ua ka lexuar një artikull nga Ligji zviceran.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...