Hutchison shpreson që SHBA-ja do ta ratifikojë anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

Date:

Përfaqësuesja e përhershme e Shteteve të Bashkuara në NATO, ambasadorja Kay Bailey Hutchison duke folur nga Brukseli përmes video-konferencës, theksoi rolin e NATO-s në 70 vjetorin e themelimit të organizatës.

Ndërkaq, ajo la të kuptohej se SHBA do ta ratifikonin në vjeshtë Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Huthison theksoi nevojën për shtimin e mbrojtjes në rajonin e Detit të Zi, ku Rusia ka ushtruar agresion ndaj Ukrainës, siç tha ambasadorja. Ajo shtoi se Rusia po vazhdon përpjekjet për destabilizimin e Ukrainës, se po e mban dhe militarizon Krimenë, që është pjesë e Ukrainës.

Hutchinson tha se është e papranueshme ajo që ndodhi me ndalimin e anijeve ukrainase dhe zënien rob të marinarëve ukrainas në Ngushticën e Kërçit dhe dërgimin e tyre në burgjet e Moskës.

“Do të bëjmë më tepër vëzhgime, do të kemi më shumë anije të NATO-s në Detin e Zi”, paralajmëroi ambasadorja amerikane.

Në lidhje me Protokollin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Aleancën Veriatlantike, ambasadorja Hutchison tha se miratimi nga parlamentet e 29 vendeve të NATO-s merr kohë, sepse çdo parlament ka procedurat e veta.

“Pres që ne (SHBA) ta bëjmë në vjeshtë. Kështu do të donim të bëhej. Mendoj që Kongresi ynë është për miratimin e protokollit, ashtu sikurse edhe Senati. Kur të njihen me përpjekjet e Maqedonisë së Veriut për të realizuar reformat që e bëjnë të ligjshme për anëtarësimin, mendoj se ligjvënësit amerikanë do ta miratojnë anëtarësimin në NATO të Maqedonisë së Veriut”, tha ambasadorja amerikane në NATO. (VOA)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

PAS VENDIMIT TË DHOMAVE TË SPECIALIZUARA NË HAGË – NA DUHET DURIM, QETËSI DHE DREJTËSI

Akad. Miftar Tërshnjaku Sot, Kosova përballet me një nga momentet...

KOSOVA KA NEVOJË PËR INSTITUCIONE, JO PËR ZGJEDHJE TË PAFUNDME

Nga Akad. Miftar Tërshnjaku Nuk po e shkruaj këtë shkrim...

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! – poezi Akad. Miftar Tërshnjaku

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! Hapni flamujt, le të valojnë, mbani...

Akad. Miftar Tërshnjaku – poezi

PËR SHQIPËRINË Për Shqipëri, për tokë të lashtë Ilire, edhe gurët...