Historia e murgeshës shqiptare që përloti botën

Date:

12:14:23              2016-08-27

 

 

 

 

 

Kjo foto e përshkoi gjithë botën dhe u bë simbol i tërmetit të fuqishëm në Itali, me ç`rast humbën jetën së paku 300 persona, ndërsa edhe shumë të tjerë gjenden nën rrënoja. Tashmë është bërë e qartë se çfarë shkroi murgesha shqiptare në celular dhe se si e shpëtoi një „engjull“.

 

 

 

 

Me ballin e përgjakur, e shtrirë përtokë dhe e frikësuar: Historia e tërmetit italian i takon murgeshës shqiptare, Marjana Lleshi. Një fotograf e kishte bërë foton në momentin kur ajo ishte duke ia shkruar një mesazh në celularin e saj, familjes dhe miqve në Shqipëri. Mu në atë moment, ajo ishte duke u shkruar se ishte ende e gjallë dhe shëndoshë e mirë.

 

 

 

 

Historia e murgeshës shqiptare i ka përlotur shumë njerëz: Të enjten, në një intervistë, 35-vjeçarja ka deklaruar se kishte bindjen se do të vdiste kur në mesnatë muret e manastirit Don Minozzi u shembën. Ajo u kishte shkruar miqve të saj që të luteshin për shpirtin e saj, ndërsa një njeri që e kishte shpëtuar, ajo e pagëzoi me „engjull“, shkruan „Heute“, njofton „Shtegu.com“.

 

 

 

 

Lleshi na manastir ka qenë me gjashtë murgesha të tjera, që përkujdeseshin për pesë zonja të moshuara. Kur i doli gjumi, gjithça ishte mbuluar në pluhur dhe gjak. Pasi u bindë se çfarë kishte ndodhur, u mundua të dalë jashtë nga dhoma e saj duke kërkuar ndihmë. Por, askush nuk i përgjigjej dhe nuk mund të dilte jashtë. „Pasi i humba të gjitha shpresat, fillova tu shkruaj mesazhe miqve të mi që të luteshin për mua dhe gjithnjë u shkruaja `lamtumirë`“, ka deklaruar ajo nga vendndodhja e saj aktuale në Ascoli Piceno. Familjes së saj nuk guxoi t`i shkruajë mesazh, pasi kishte frikë se i tai i saj do të pësonte dhe ta humbë vetëdijen.

 

 

 

 

Më në fund, një person i ri që përkujdesej për një zonjë të vjetër në manstir, e kishte shpëtuar. Paprtimas e kishte dëgjuar një zë: Motër Marjana, motër Marjana“. Ai e tërhoqi nga gërmadhat dhe pasi ishte ulur në mes të rrugës, filloi të shkruajë mesazhe se ende është e gjallë. Një fotograf i Agjencisë ANSA, mu në atë moment kishte qëlluar pranë duke i bërë foton. Motra ka deklaruar: „Unë u thashë lamtumirë, por nuk ishte lamtumira e fundit“.
Lleshi tashmë nuk dëshiron asgjë më tepër se sa javën e ardhshme të shkojë në Romë dhe të marrë pjesë në shenjtërimin e Nënë Terezës+.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...