Tifozët shqiptarë të Shkëndijës thyejnë rekordin e Arenës “Adem Jashari” në Shkup

Date:

14:47:45                2016-08-27

 

 

 

 

Dueli ndërmjet Shkëndijës dhe Gentit nuk përfundoi ashtu si kishin pritur tifozët shqiptarë pasiqë ekeipi KUQ E ZI nga Tetova pësoi humbje të thellë prej 0:4. Mirëpo kjo ndeshje do të mbahet mend për numrin e madh të tifozëve.

 

 

 

Sipas burimeve jozyrtare, mbrëmë ndeshjen Shkëndija-Gent e kanë ndjekur mbi 29.000 shikues dhe kjo paraqet rekord për stadiumin në Shkup që pas renovimit.

 

 

 

Ndeshja e mbrëmshme edhe një herë tregoi se Shkëndija bindshëm është klubi më i ndjekur në Maqedoni por edhe më gjërë.

 

 

 

Kapaciteti i plotë i stadiumit është 33.460 vende, kurse ne tribunën jugore si pasojë e mungesës së vendeve, kishte qindra tifozë të ulur edhe në shkallët e stadiumit.

 

 

 

/tetova1/

 

 

 

 

 

 

 

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...