Historia e aksidentit të komunikacionit që u shndërrua në aheng

Date:

17:42:30                  2016-09-08

 

 

 

 

 
Një aksident komunikacioni që ka ndodhur në Freiburg të Gjermanisë, i ka lënë gojëhapur forcat e rendit publik. Ka mjaftuar vetëm hedhja sy e dokumenteve të pjesëmarrësve në aksident, për t`ju sjellë buzëqeshje policëve.

 

 

 

Një gjë e tillë mund të ndodhë një herë në një milion raste. Historia e një aksidenti në Freiburg të Gjermanisë, nuk është më e pazakonshme në krahasim me të tjerët, vetëm se dallohet në një pikë: Datëlindja e tre personave të përfshirë.

 

 

 

Një grua 62-vjeçare, me veturën e saj ka goditur veturën e një 60-vjeçareje tjetë. Sipas komunikatës së policisë, të cilën e transmeton „Shtegu.com“, në këtë aksident nuk është lënduar askush. Për t`i sqaruar gjerat, ato e thërrasin policnë. Pas kësaj ka ndodhur befasia: Nëpunësja policore, duke i shikuar dokumentet e identifikimit, ka vërejtur se që të dyja vozitëset e veturave kanë pasur datëlindjen në të njëjtën ditë, njësoj sikurse edhe policja në fjalë. Procedura e përpilimit të proceverbalit ka zgjatur pak më shumë se zakonisht, jo për kohëzgjatjen e incidentit, por për urimet reciproke të palëve të përfshira në aksident.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...