Heroizmi i shqiptarit nga Kosova që rrezikoi vetveten për t`i shpëtuar gjermanët

Date:

„Nuk e di ende se ku do të shkoj tani“, ka pohuar shqiptari nga Kosova gjatë qëndrimit në spitalin e përgjithshëm të qytetit, me ç` rast ai ishte reanimuar pas një sulmi kardiovaskular të rrezikshëm për jetën.

 

05:33:06       2015-12-21

 

Rustem Emini (44) nga Haspe i Gjermanisë, të hënën e kaluar ka humbur tërë pronën e tij në rrugën „Kölner Straße 44“. Zjarri si duket ishte shkaktuar në banesën përdhese 80 metrash katrorë të Rustemit, pasi ky prind i pesëfishtë i ndarë, kishte ndezur disa drita dhe më pas e kishte zënë gjumi. Gjumi i doli nga tymi i zjarrit që tashmë e kishte kapluar banesën e tij. Menjëherë e kishte vërejtur se situata ishte shumë serioze dhe kishte filluar t`i alarmojë fqinjët e vet: „Zjarr, zjarr, të gjithë jashtë nga ndërtesa“, kishte bërtitur me të madhe. Në katin e parë kanë qenë duke banuar shtetasi gjerman Markus Schmidt (31) dhe Jennifer Gottschalk (30) me tre fëmijët e tyre të vegjël (6-, 1-vjeçar dhe 8 muajsh) dhe një mik të tyre të cilët kanë qenë duke darkuar. „E morëm foshnjen dhe dolëm jashtë, ndërsa ende nuk më hiqet nga veshët zhurma e zjarrit që kaplonte gjithçka“, rrëfen nëna për „Die Westen“, njofton „Shtegu.com“.

 

 

Edhe një grua me dy fëmijë nga kati i dytë kishte arritur të dalë me kohë jashtë ndërtesës. Pasi të gjithë banuesit kishit arritur të shpëtonin nga flakët e zjarrit, fqinja Jennifer Gottschalk kishte vërejtur se Rustem Emini që po e mbante derën hapur me forcën e tij të fundit, nuk dukej askund. Për një çast, ajo ishte kthyer në ndërtesën e mbuluar me tym dhe kishte gjetur Rustemin e shtrirë përtokë e pa vetëdije.

 

 

„E kapa nën sqetulla dhe e tërhoqa jashtë“, pohon fqinja. Pas pak kohe kishte ardhur një mjek dhe e kishte reanimuar Rustemin, i cili ishte thithur sasi të madhe të tymit. Pasi e kishte kaluar një natë në repartin intensiv në spital, ai tashmë ishte ndjerë shumë më mirë: „Jam shumë i lumtur që askush nga ndërtesa nuk pësoi“, pohon me një dozë gëzimi.

 

 

Por, në katër muret e tij, ai nuk do të mund të kthehet më asnjëherë, pasi sipas të dhënave policore, banesa është e pabanueshme. Rustemi është duke jetuar në Gjermani tash e 23 vite dhe punon në një firmë higjienike. Ai është duke menduar që gjatë ndërrimit të motmoteve të shkojë në Kosovë, për ta vizituar t`ëmën, pasi tashmë tre vite nuk ka qenë atje.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...