Gjykata Penale Federale zvicerane dënoi personat për mbështetje të SHI-së

Date:

Gjykata Penale Federale ka dënuar dy burra me 30 dhe 53 muaj burg për mbështetje të organizatës terroriste Shteti Islamik. Zyra e Prokurorit Federal kishte kërkuar dënime më të ashpra

Gjykata i liroi dy burrat nga akuza e pjesëmarrjes në një organizatë terroriste për aktivitete brenda grupit të dyshuar terrorist kosovar „Vëllezërit e Vitisë“ dhe degës së tij zvicerane në Gjenevë.

Nga dënimi prej 30 muajsh, një burrë kosovar duhet të vuajë 15 muaj. Gjykata urdhëroi dëbimin e tij për pesë vjet. Ai u shpall gjithashtu fajtor për akuza të shumta mashtrimi, pastrim parash, falsifikim dhe marrje të paligjshme të ndihmave familjare, transmeton portali Shtegu.

I pandehuri bashkë me të u dënua gjithashtu për mashtrim tregtar, pastrim parash, akuza të shumta falsifikimi, përshkrime dhune, marrje të paligjshme të përfitimeve të sigurimeve shoqërore dhe vepra të tjera penale.

Shpërndaj:

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Akad. Miftar Tërshnjaku – Poezi

KOHA E MASKARENJVE Çfarë fytyre kanë këta njerëz, që s'njohin turp,...

Hansi dhe Hasani në dasmë – dy mënyra për ta festuar dashurinë në Zvicër

Në Zvicër, kur Hansi organizon dasmë, gjithçka duket sikur...

Hidajete Miftari – zëri që i jep këngës shqiptare shpirt, kujtesë dhe krenari

Ka këngë që dëgjohen me veshë, por ka edhe...