Gjest i shqiponjës dykrenore në Serbi, dëbohen për dhjetë vjet zviceranët

Date:

Dy zviceranë u dënuan të enjten me dëbim nga Serbia. Ata kishin shfaqur në publik shqiponjën dykrenore – provokim për vendin

 

Të shtunën e kaluar, dy zviceranë janë arrestuar në kryeqytetin serb Beograd, pasi kanë treguar gjestin e shqiponjës dykrenore para Kuvendit të Serbisë dhe njëri prej tyre e ka fotografuar.

 

Pas një gjykimi të shkurtuar me pranimin e fajësisë, ata u dënuan me kusht për „nxitje të urrejtjes“ dhe nuk lejohen më të shkelin në tokën serbe për dhjetë vitet e ardhshme. Për këtë raporton “Le Matin”, duke cituar zyrën e prokurorit publik vendas, transmeton portali Shtegu.

 

Provokim për Serbinë

 

Njëri prej personave u dënua gjithashtu me gjashtë muaj burgim me kusht për „kryerjen e veprës penale të nxitjes së urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare duke ndihmuar në fotografimin e të pandehurit tjetër ndërsa ai po bënte gjestin e shqiponjës dykrenore të bëra me duar“, thuhet në deklaratën e prokurorit publik. I dyti u dënua me një vit me kusht dhe telefoni iu konfiskua.

 

Paraqitja e shqiponjës dykrenore në flamurin shqiptar shihet si provokim në Serbi, pasi shihet si simbol i doktrinës së “Shqipërisë së Madhe” dhe si mbështetje për shqiptarët e Kosovës, pavarësinë e të cilëve Beogradi nuk e ka njohur kurrë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

PAS VENDIMIT TË DHOMAVE TË SPECIALIZUARA NË HAGË – NA DUHET DURIM, QETËSI DHE DREJTËSI

Akad. Miftar Tërshnjaku Sot, Kosova përballet me një nga momentet...

KOSOVA KA NEVOJË PËR INSTITUCIONE, JO PËR ZGJEDHJE TË PAFUNDME

Nga Akad. Miftar Tërshnjaku Nuk po e shkruaj këtë shkrim...

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! – poezi Akad. Miftar Tërshnjaku

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! Hapni flamujt, le të valojnë, mbani...

Akad. Miftar Tërshnjaku – poezi

PËR SHQIPËRINË Për Shqipëri, për tokë të lashtë Ilire, edhe gurët...