Gjermani: Vritet një boshnjak, tre të tjerë në rrezik për jetë

Date:

18:20:02       2015-12-26

 

Në lagjen e Berlinit, Wedding, natën e dytë të festave të Krishtlindjeve janë sulmuar katër persona. Pak më vonë, njëri nga ta ka ndërruar jetë, ndërsa tre të tjerë janë të plagosur rëndë.

 

gj
Sipas të dhënave policore, personat në fjalë janë sulmuar në rrugën „Hochstädter Strasse“ nga persona të panjohur, menjëherë pasi kishin dalur nga një ndërtesë dhe duke dashur të futen në veturë. Të gjithë kanë pësuar plagë të rënda me armë zjarri apo armë të ftohta. Njëri nga viktimat (31) fillimisht është reanimuar, por rrugës për në spital ka ndërruar jetë. Kufoma e të ndjerit do të obduktohet të shtunën.
Disa dëshmitarë e kishin vëzhguar ngjarjen e rëndë, të cilët kanë konfirmuar se sulmuesit pas ngjarjes janë larguar me disa vetura të llojit „BMW“. Në vendngjarje menjëherë kanë dalë forcat e rendit duke hetuar rastin, ndërsa ende nuk dihet motivi i krimit. Sipas informatave të „Bild“, katër viktimat e sulmit janë nga Bosnja njofton „Shtegu.com“.

Tre personat e tjerë të lënduar janë të moshës 56, 36 dhe 44-vjeçare. Sipas informatave shtesë të cilat i përcjellë „Berliner Zeitung“, pas vrasjes në Berlin qëndron zënka e mëhershme në mes të disa personave nga Ballkani. Disa prej tyre kishin filluar zënkën qysh në një restoran, gjatë të premtes, ndërsa bëhet fjalë për familje të rivalizuara. Edhe para spitalit në të cilin ishte dërguar njëri nga të plagosurit, ishin tubuar disa dhjetëra persona të cilët kishin vazhduar të ziheshin, derisa policia gjermane nuk kishte ndërhyrë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...

«KURORA E LIRISË» – NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR

NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR   «...

Nga Tetova në Austri: Setki Ibraimi, zëri shqiptar që po forcon përfaqësimin në politikën austriake

Në rrugëtimin e diasporës shqiptare gjithmonë ka pasur dhe...