Kryetari çek: Vala e refugjatëve është një invazion i organizuar

Date:

00:16:21       2015-12-27

 

Shtetet e BE-së nga Europa Lindore kishin vështirësi me pranimin e refugjatëve. Një gjë të tillë tashmë e ka konfirmuar edhe kryetari i Çekisë: Milos Zeman i ka krahasuar refugjatët me një „kalë trojan“ duke paralajmëruar për një „invazion të organizuar“.
Në paraqitjen e tij për festat e fundvitit, kryetari çek Milos Zeman e ka kundërshtuar pranimin e refugjatëve në vendin e tij: „Ky vend është vendi ynë, nuk është për të gjithë dhe nuk mund të jetë për të gjithë“, ka pohuar në fund të paraqitjes së tij para disa kamerave televizive.
Zeman u ka bërë thirrje të rinjve sirianë që në vend se të arratisen për në Europë, ata të luftojnë në vendin e tyre kundër Islamistëve. Kulturën e mirëseardhjes europiane ai e quajti naive: „Ndonjëherë gjendem në pozitë si të Kasandrës, e cila kishte paralajmëruar që të sillet kali i Trojës në qytet. Por, unë jam thellë i bindur se ajo me të cilën jemi duke u marrë, nuk është një lëvizje spontane e arratisjes, por një invazion i organizuar“, ka deklaruar Zeman për mediet vendore, njofton „Shtegu.com“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...