LAJME

Gjermani: Myslimanët rrahin të krishterët serbë e malazezë

37 Lexime

17:23:53        2015-12-26

 

„Unë jam mysliman! Po ju ?“ Pas kësaj pyetje, natën e dytë të festave të Krishtlindjes në qendër të Berlinit në Gjermani, janë rrahur katër të krishterë.

Së paku pesë të lënduar është rezultati i një zënke që ka ndodhur në Berlin, natën e dytë të festave të Krishtlindjes. Sipas hetimeve të deritanishme, pas largimit nga klubi „Adagio“, rreth orës 05.20, një person iu kishte drejtuar pesë të rinjve me pyetjen se cilit konfesion i takojnë. Sipas të dhënave policore, i panjohuri iu kishte drejtuar të rinjve me pyetjen: „Unë jam mysliman! Po ju ?“ Fillimisht ishte shkaktuar një zënkë verbale, që më pas të eskalojë në rrahje, pasi personit të panjohur iu kishin bashkuar disa të tjerë dhe së bashku i kishin rrahur të rinjtë e moshës 20, 24 dhe 25-vjeçare.

Një kalimtar rasti, i cili kishte dashur të ndërmjetësojë, gjithashtu kishte pësuar lëndime në fytyrë, ndërsa pak para se policia të arrijë në vendngjarje, ata ishin larguar në drejtim të panjohur. Të rinjtë e lënduar kanë refuzuar përkujdesjen mjekësore, ndërsa bëhet e ditur se janë të përkatësisë etnike serbe e malazeze dhe krishterë ortodoksë, shkruan „Tagesspiegel“, njofton „Shtegu.com“. Në rrjedhë e sipër janë duke u zhvilluar hetimet për ndriçimin e plotë të rastit.