Gjermani: Shqiptari i mashtruar nga maqedonasi, për 300 euro – 4,5 vite burg

38 Lexime

03:41:13        2015-12-26

 

 

Një shqiptar 49-vjeçar, i cili nga fillimi i vitit 2014 kishte ardhur nga Shqipëria në Gjermani, të enjten e kaluar është dashur të përgjigjet para trupit gjykues të Gjykatës së qarkut në Mönchengladbach, për veprën penale „plaçkitje e rëndë“. Në Mönchengladbach ai nuk kishte mundur të gjejë punë, prandaj nga një shtetas maqedonas ishte bindur që të marrë pjesë në një plaçkitje të armatosur në një sallon lojërash, në afërsi të stacionit të trenit. Që nga fillimi i procesit, me ndihmën e avokatit të vet, ai e kishte përsëritur rrëfimin që e kishte treguar në polici.

 

 

Shtetasin maqedonas, të cilit ia dinte vetëm nofkën, ai e kishte njoftuar në një bastore. Ai rregullisht e kishte qerasur me cigare dhe birra. „Menjëherë te këndi i rrugës në arkën e një bastoreje janë tre mijë euro“, i kishte treguar maqedonasi atij. „Përse të mos i marrim ato të holla“, i kishte thënë duke u përkujdesur për armë dhe maska. Përpos kësaj, ai posedonte edhe një veturë.

 

 

Mëngjesin e 19 korrikut 2014, rreth orës 06.00, ata e kishin sulmuar bastoren në fjalë. Viktima ka qenë një 49-vjeçare e punësuar, e cila kishte pohuar se është sulmuar nga personat në fjalë me thikë dhe sëpatë. Fillimisht ata ia kishin vënë një ngjitëse në gojë, të cilën i akuzuari ia kishte hequr shumë shpejt. „Punëtores as që i mungon ndonjë qime floku“, ka deklaruar para Gjykatës shqiptari. Më vonë, në ngjitëse ishte gjetur edhe analiza e tij e DNK-së, shkruan „wz.de“, njofton „Shtegu.com“.

 

 

Pasi në lokal kishte cingërruar telefoni dhe ishte paraqitur policia, plaçkitësit ishin zhdukur me „gjahun“ e tyre, i cili ka arritur shumë prej vetëm 300 euro. Me veturën e maqedonasit ata kishin shkuar në Düsseldorf, ku edhe ishin zënë në mes vete. Shqiptari ishte kthyer për në Mönchengladbach, ndërsa maqedonasit i humbet çdo gjurmë.

 

 

Prokuroria kishte kërkuar për shqiptarin një dënim me burg prej gjashtë vitesh. Por, avokati i tij kishte kërkuar dënim me kusht, pasi mandanti i tij kishte vepruar në situatë emergjente. Në fund, Gjykata rastin e vlerësoi si të rëndë duke e dënuar shqiptarin me katër vite e gjysmë burg dhe duke pasur parasysh se viktima e ka kaluar sulmin pa ndonjë pasojë psikike të mëvonshme.