Ja mënyra se si bëjnë gara vozitësit zviceranë nëpër autostradat gjermane

Date:

14:03:16      2015-12-26

 

 

Ata e frenojnë komunikacionin me një tempo prej 40/km në orë, për të pasur rrugën e hapur, e më pas e rrisin shpejtësinë: Vozitësit zviceranë kanë organizuar disa gara ilegale nëpër autostradën gjermane A5.

Sipas një komunikate të policisë gjermane, një vozitës anonim i kishte informuar se në autostradën A5 në mes të Bazelit dhe Bad Krozingenit, ai kishte vërejtur disa vetura me autotarga zvicerane të cilat kishin zhvilluar gara me shpejtësi marramendëse.

 

 

Për të pasur rrugën e hapur, dy nga veturat e tyre e bllokojnë komunikacionin duke ecur paralelisht në dy korsitë, me shpejtësi prej 40 km/h. E gjithë kjo dëshmon se sa e rrezikshme është manovra të cilët e ushtrojnë vozitësit zviceranë, shkruan „Badische Zeitung“, njofton „Shtegu.com“.

Në këtë mënyrë, vozitësit zviceranë u mënjanohen dënimeve të rrepta eventuale që do të mund të pësonin nëpër autostradat zvicerane, në këtë rast bile edhe dënimit me burg. Tashmë, policia gjermane është në kërkim të dëshmitarëve të cilët do të identifikonin vozitësit e shpejtë. Gjatë këtij viti, policia ka parashtruar 40 aktpadi penale për gara të tilla.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...