Çifti gjerman organizon peticion për binjakët shqiptarë
Binjakët Laurita dhe Anxhelino do të dëbohen për në Shqipëri. Por, çifti gjerman Anke Feil dhe Frank Jermann janë duke u angazhuar që një e tillë të pengohet.
Laurita dhe Anxhelino janë tetëvjeçarë dhe jetojnë në Birstein të Gjermanisë. Që nga muaji shtator janë duke vijuar shkollimin në Vogelsberg. Failja shqiptare është dashur të dëbohet që nga muaji i kaluar, por një peticion është dashur ta parandalojë dëbimin.
„Fëmijët nuk flasin asnjë fjalë shqip, pasi janë lindur në Greqi“, rrëfejn Frank Jermann dhe bashkëshortja e tij Anke. Në kërkim për një vend pune, familja kishte emigruar në Greqi, ku edhe kishin lindur fëmijët, me të cilët që nga fillimi kishin folur vetëm greqisht. Në dhjetor të vitit 2014, ata kishin vendosur që të vazhdojnë rrugën për në Gjermani. Tashmë tetë muaj ata janë duke jetuar në një banesë komunale në Birstein. Dhe „ata janë integruar mirë tek ne“, thuhet në një peticion, i cili mund të përkrahet në platformën change.org.
Fëmijët në Shqipëri kanë qëndruar vetëm një kohëtë shkurtër, „pa ndonjë perspektivë për të vazhduar shkollimin, pasi nevoja dhe varfëria janë pasoja“, thuhet në peticionin e publikuar.
Gjatë javëve të kaluara, familja nuk e ka lëshuar Gjermaninë, duke shpresuar se peticioni do të ketë efekt tek autoritetet vendore, ndërsa u kërcënohen masa të dhunshme dëbimi. Por, sipas një ligji të pashkruar, gjatë rrjedhës së peticionit, familja nuk mund të dëbohet, pa dhënë ndonjë garancë të saktë.