Hekuran Kryeziu shënon në ditëlindjen e tij të 24-t

Date:

17:50:50                 2017-02-12

 

 

 

 

Një ndeshje mjaft interesante është zhvilluar në Lucern të Zvicrës, në Ligën e parë në mes të FC Luzern dhe FC Young Boys. Vendësit e filluan me probleme ndeshjen duke iu dhënë rast mysafirëve që të kalojnë të parët në avantazh me golin e Ravet në minutën 12`, ndërsa më pas loja mori kahe tjetër dhe vendësit i konsoliduan radhët, duke shënuar për tetë minuta tre gola. Golin e dytë e shënoi futbollisti i Kombëtares kosovare, Hekuran Kryeziu, në minutën 31`. Ishte kjo një ditë e lumtur për Hekuranin, pasi goli i shënuar ia shtoi edhe më tepër festën me rastin e ditëlindjes së tij të 24-t.

 

 

20170212_174130

 

 

Vlen për tu theksuar se në ekipin e FC Young Boys , nga minuta 72`u aktivizua edhe futbollisti shqiptar nga Kumanova, Taulant Seferi, i cili kishte munguar në ekip për një kohë të gjatë pas një lëndimi në gju. Ndeshja përfundoi me rezultat 4:1 në të mirë të FC Luzernit, i cili në tabelën e klasifikimit radhitet në vendin e tretë, ndërsa FC Young Boys mbetet në vendin e dytë, duke krijuar një distancë të madhe nga lideri i tabelës, FC Basel. (Shtegu.com)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...