Gjermani: Gjykata nuk merret vesh me çiftin kosovar, kërkohet seancë e re

Date:

23:56:43        2015-12-20

 

Gjatë javës që po e lëmë pas, gjykatësi gjerman, Stephan Hennemann nga Gjykata e qarkut e Mendenit në Gjermani, kishte filluar procesin gjyqësor ndaj një çifiti kosovar, i cili më 12 gusht e kishte shkaktuar një aksident në rrugën Mühlenbergstrasse, duke u larguar në mënyrë joligjore nga vendi i ngjarjes. Veturën ka qenë duke e drejtuar bashkëshortja e re pa patentë shoferi.

 

 

Gjatë fillimit të seancës, gjykatësi Hennemann kishte konstatuar se në sallë mungon përkthyesi shqiptar, pasi kosovari i ri nuk e njihte gjuhën gjermane. Pas pritjes për një kohë të caktuar, Gjykata ka filluar të kërkojë dokumentet që të vërtetohet nëse përkthyesit i është dërguar ftesa e rregullt. Gjatë kësaj kohe, u dëshmua se përkthyesi është ftuar me ftesë të rregullt.

 

 

Për të mos e prolonguar menjëherë afatin e seancës, në marërveshje me prokurorin, edhe përpos njohjes së pamjaftueshme të gjuhës gjermane të të akuzuarit, gjykatësi Hennemann vendosi që të vazhdojë seancën. Për këtë, ai e luti prokuroren që sa më ngadalë të jetë e mundur dhe sa më qartë, ta lexojë aktakuzën.

 

 

Çifti ka qenë në kërkim të disa pajisjeve të përdorura dhe duke dashur të parkohet në një vend për të mos i penguar komunikacionit, vozitësja e re ka shkaktuar një dëm në një veturë, duke u larguar nga vendi i ngjarjes në mënyrë të paligjshme. Pas kësaj, në timon është ulur bashkëshorti i saj dhe që të dy janë larguar nga vendi i ngjarjes.

 

 

„U largova që të gjej ndonjë vendparkim me qëllim që të kthehem sërish te vetura e dëmtuar. Unë vetëm e kam prekur veturën dhe nuk kam vërejtur se i kam shkaktuar ndonjë dëm“, ka deklaruar kosovarja në një gjuhë të shëmtuar gjermane.

 

 

Kur filloi pyetja e bahkëshortit, Gjykata vërtetoi se pa përkthyes, nuk është e mundur të arrihet deri te shprehja e tij për tu kuptuar.

 

 

Me këtë rast, gjykatësi Hennemann kërkoi ndërprerjen e seancës. „Dua të jem i sigurt se ai do të më kuptojë. Do të takohemi sërish pas Vitit të Ri“, ka përfunduar gjykatësi, shkruan „Der Westen“, njofton „Shtegu.com“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...

«KURORA E LIRISË» – NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR

NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR   «...

Nga Tetova në Austri: Setki Ibraimi, zëri shqiptar që po forcon përfaqësimin në politikën austriake

Në rrugëtimin e diasporës shqiptare gjithmonë ka pasur dhe...

Ylli i FC Zürich, Valon Berisha, përjeton tragjedi familjare

Mesfushori i FC Zürich, Valon Berisha, po kalon një...