Falënderim publik i gazetares heroinë Arta Tahiri

207 Lexime

Arta Tahiri me fanellën e Kombëtares Kuqezi

 

 

18:17:27      2015-12-18

 

Gazetarja shqiptare Arta Tahiri, pas përgëzimeve të shumta që i mori me rastin e dëbimit të politikanit maqedonas nga studioja e Alsat-M, Stefan Vllahov Micev, ka postuar edhe falënderimet e saja për veprimin e bërë gjatë debatit televiziv të drejtpërdrejtë. Ja se çfarë shkruan tashmë gazetarja që emocionoi me mioliona shqiptarë nëpër botë:

 

 

„Ndjej obligim moral dhe profesional t’i falenderoj të gjithë shqiptarët dhe kolegët e mediave, që në forma të ndryshme kanë shprehur mbështetje ndaj meje, duke u dhënë një premtim se „Rruga drejt“ do të vazhdojë të sjellë përballje të reja politike ndërshqiptare, por edhe në kontekst më të gjerë,me qëllim që të vijë në shprehje cilësia. Nuk mendoj se kam bërë ndonjë akt trimërie, por kam kryer vetëm detyrën time profesionale. Duke përdorur gjuhën shqipe dhe duke tentuar ta avancojmë atë, nuk bëjmë asgjë ndaj të tjerëve, sepse për ta njohur tjetrin, duhet ta njohësh vetveten. Derisa unë do ta drejtoj emisionin „Rruga drejt“ moderimi do të jetë vetëm në gjuhën shqipe, ndërsa të ftuarit maqedonas do të mund të shprehen në maqedonisht dhe do të përkthehen në shqip, me qëllim që të dëgjohen e shihen mendimet dhe pikëpamjet, qofshin ato edhe më kontradiktoret në shoqërinë e vendit.
p.s Për të gjithë ata që shfaqën dyshime se largimi i Micovit nga studioja e Alsatit ishte skenar i paramenduar, me përgjegjësi konfirmoj se nuk bëhet fjalë për një montim të tillë. Skenaret asnjëherë nuk kanë qenë dhe nuk do të jenë stil i punës sime profesionale.“