Gjendet shqiptari i zhdukur 17-vjeçar

Date:

Bildschirmfoto-2015-05-20-um-15

I riu 17 vjeçar nga Kantoni i Cyrihut, Ilir M., i cili ishte shpallur i humbur nga e hëna është paraqitur përmes rrjeteve sociale se gjendet shëndosh e mirë dhe nuk ka nevojë familjes së tij t`i shkaktohet frikë.  Me siguri se lajmet e botuara në shtyp për zhdukjen e tij e kanë ngacmuar Ilirin dhe ai tashmë shkruan se është shëndosh e mirë dhe se gjendet nën përkujdesjen e një familjeje të moshuar jashtë vendit. „Vetëm kisha nevojë që ta gjeja vetveten. Doja ta shoh se sa larg do të mund të shkoja me të hollat e mia. Ju lutem ndaloni të shkaktoni frikë tek familjarët e mi“, ka shkruar ai. Para kësaj, ai, sipas njerëzve që e kanë njohur, kishte lënë takim me një femër të panjohur të cilën e kishte njohur përmes rrjetit social, Facebook.  Pasi që pas kësaj ai nuk i është paraqitur më askujt, dyshohet se mund të ketë rënë viktimë e mashtrimit nga “femra” që e ka kontaktuar në fb. Lajmi për humbjen e Ilirit ndërkohë është shpërndarë në të gjitha rrjetet e mundshme sociale. Familjes së tij i kanë ofruar ndihmë personalitete që kanë shumë ndjekës (fansa) në fb etj., por familjarëve nuk u duket e përshtatshme kjo mënyrë. Ata nuk duan “ta bëjnë të madhe” këtë punë. Sidoqoftë familja ka njoftuar policinë edhe pse shpreson se Iliri, thjesht, mund të ketë ikur për pak ditë dhe kthehet sërish.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...