Gjenden gjashtë mijë franga, pronari nuk lajmërohet ?!

Date:

20:08:29             2016-05-11

 

 

 

 

Para Migrosit në rrugën „Bahnhofstrasse“ në Walenstadt të Zvicrës, një person i panjohur ka humbur portofolin më gjashtë mijë franga zvicerane. Me këtë rast, policia kantonale e St.Gallenit është vënë në kërkim të pronarit.

 

 

 

Të hënën, rreth orës 09.00, para filialit të Migrosit në „Bahnhofstrasse“ është gjetur një portofol, në të cilin kanë qenë gjashtë mijë franga dhe asgjë tjetër, ka deklaruar zëdhënësi i policisë Hanspeter Krüsi, njofton „Shtegu.com“. Për shkak të arsyeve taktiko-hetuese, zëdhënësi nuk ka dashur të pronocohet lidhur me personin që i ka gjetur të hollat.

 

 

 

Deri më tani, policia zvicerane nuk ka arritur të gjejë pronarin e të hollave. Mu për këtë, ajo i drejtohet opinionit. Personi, të cilit i takojnë të hollat, apo personat që mund të japin informata lidhur me rastin në fjalë, luten t`i lajmërojnë stacionit policor në Walenstadt. (St. Galler Tagblatt)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Akad. Miftar Tërshnjaku: Ilirida Arbërore

Ilirida Arbërore Iliridë, tokë e lashtë e Dardanisë, zemër e Shqipërisë. Nga Shkupi...

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...