Gazetarja zvicerane i tmerron banorët me ferexhe nëpër rrugët e Cyrihut

Date:

Ndalesa e bartjes së ferexhes në Zvicër, ka shkaktuar debate të shumtë. Por, si duket në të vërtetë të shëtitesh nëpërmes Cyrihut, e mbuluar nga koka deri në këmbë?! Reporterja e „20 Minuten“ Tanja Bircher, e ka provuar një gjë të tillë.

 

 

Nuk po shohë shumë, velli para syve të mi është i shpeshtë dhe po ma errëson realitetin. Kjo ndikon që bota të më duket e madhe ndërsa unë e vogël. Nuk po shohë asgjë, se ku po shkelë këmba, çfarë po ndodhë përreth meje. Por, po i shohë shikimet e njerëzve, shumë shikime: Të habitura, të tmerrshme, tronditëse, argëtuese, për keqardhje e hutuese.

 

 

Lidhur me ferexhen, në Zvicër është debatuar intensivisht. Një ndalesë për kundërshtarët është simbol i presionit ndaj gruas dhe këmbëngulin për vetvendosje fetare. Aktualisht, në Kantonin e Tiçinos popullata ka votuar me mbi 65 për qind për ndalimin e mbulimit të fytyrës, shkruan „20 Minuten“, njofton „Shtegu.com“.

 

 

Jam duke qëndruar në stacionin e autobusëve në Stauffacher të Cyrihut – e mbuluar nga koka e deri në këmbë. Nuk po ndjehem mirë në këto rrobe, ndërsa edhe vetja më duket shumë e vetmuar.

 

 

Të gjithë njerëzit mi`i kanë ngulur sytë dhe me siguri janë kurreshtarë të dinë se çfarë fytyre fshihet pas vellit. Një grua e vjetër zbretë nga tramvaji dhe ofkëllinë: „O Zot“, duke kapur fytyrën me duar e tmerruar nga skena. Më në fund ajo vazhdon të ecë, por nuk pushon së kthyeri kokën shpeshëherë në drejtimin tim, sikur të mos i besohej se ç`kishte parë.

 

 

Vendi përskaj meje në tramvaj qëndroi i zbrazët edhe pse shumica e njerëzve qëndronin në këmbë edhe pse ishte tollovi e madhe. Një burrë m`i ka ngulitur sytë dhe nuk m`i ndanë gjatë tërë rrugës, deri në Bellevue. Update në vijim

Vegza e videos:

http://www.20min.ch/videotv/?vid=460770&cid=2

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...