Ali e BDI, mos shani e mallkoni, por punoni

70 Lexime

Ejup Berisha

 

 

“Zoti Ahmeti çfarë ju ka kapur nëpër bark”, thotë populli yt, të cilit ti me shokët e tu i keni hipur jo vetëm në qafë, por i keni dalë edhe maje hunde bile i keni hipur edhe mbi kokë 14 vitet e fundit dhe e mundoni dhe keqtrajtoni pa mëshirshëm. Z Ahmeti tregoni ju lutem se çfarë e keqe ju ka ndodhur kohëve të fundit që vetëm e shani dhe e mallkoni si ndonjë grua e keqe këtë popull të cilin nga një entitet shumë krenar e dinjitoz e shndërruat në masë shumë të mjerë dhe të përvuajtur. Hajde të shohim se kush kujt i ka borxh a thua populli juve që keni filluar me e sharë dhe me e mallkuar me të madhe ti me shokët e tu dhe ate për të gjitha të këqijat që ja keni bërë apo ti i ke borxh këtij populli. Sa e di un një birë i ka borxh një familjeje e jo familja këtij të fundit. Pra sipas një logjike të 100% ti i ke borxh popullit që ty dhe shokëve të tu ua siguroi të gjitha të mirat e mundshme të jetës, por që ti me të njëjtit ata shokë që sot nuk e dini se sa të mira i keni tani pa- mëshirshëm po e shani e mallkoni popullin si duket në shenjë “falënderimi”. Nuk thuhet kot atij që i jep bukë e uj ai ti nxjerr sytë me gishtat e tij por si duket atyre që po u siguroke lugë të arit për tu ushqyer ata pastaj po bëkan çmos që të ta presin edhe kokën. Z Ahmeti kjo që e bëni ju nuk është vetëm turp i rëndomtë por edhe katastrofë njerëzore . Më thuani ju lutem a e mallkon një burrë bote që pretendon ta quaj veten patriot ,plus pjesëmarrës i disa luftërave në trojet shqiptare popullin e vet?. A mund të na thoni se për kë keni luftuar atëherë?. Ju po thoni se për popullin ndërsa ka kohë që e shani dhe e mallkoni po këtë popull që ju siguroi përkrahje të pa rezervë gjatë këtyre gati 15 viteve. Z Ahmeti kuptojeni një gjë askush nuk të shanë e as s’të mallkon kur je në rregull dhe vepron drejt me dinjitet e përgjegjësi. Nuk janë të gjithë spiunë dhe bashkëpunëtore të shërbimeve famëkeqe as shërbëtor dreqi vetëm se pse ju shajnë apo mallkojnë juve, por kur populli shan e mallkon me të madhe kjo do të thotë se po i bëhet një padrejtësi e madhe dhe se kjo është shenjë dhe tregues se diçka nuk është në rregull me elitat politike të tij. Prandaj tërhiqni prapa mallkimet dhe sharjet dhe me të vërtetë nëse doni perspektivë të shëndoshë dhe të mirë akoma në politikë realizoni premtimet që ja keni dhënë këtij populli që ju besoi aq shumë dhe ju e dëshpëruat tej mase. Nëse motoja parazgjedhore e partisë tuaj BDI për zgjedhjet e 24 prillit është Fillojmë atëherë mos të kuptohet se kjo është fillim për ta mallkuar dhe sharë popullin sepse shumë shpejtë vjen 24 prilli dhe atëherë ata që shajnë e mallkojnë do ta kenë shumë të keq ballafaqimin me popullin por edhe më katastrofik rezultatin zgjedhor. Prandaj BDI e Ali mos shaj e mos mallko por puno për popullin nëse do që ky popull mos të ju shajë e mallkojë. /Lajm/