Gazetari Ismail Sinani i përgjigjet Artan Dikës me thënien e Churchillit

Date:

Para ca ditësh një fundërrine e sojit të Artan Dikës, më detyroi t’i përgjigjem përmes një thënie të ëinston Churchill, i cili thotë se “asnjëherë nuk do të arrish në destinacionin tënd nëse qëllon me gur çdo qen që leh”. Por si duket ky nuk qenka prej atyre “qenve” për të cilët flet Churhilli dhe u dashka të bëj diçka më shumë! Mirëpo tash e kam të qartë se si u merren mendtë njerëzve dhe pse pastaj në politikë dështojnë. Gjuha që e përdor ky soj i njerëzve është përtej rrugaçërisë e te mos flasim për doktorë.

Mua nuk m’i mban goja fjalët që mund t’i flasë ai, si termat e kanalizimeve e jashtëqitjeve… Megjithatë profesioni më bën të kursyer, ndërsa si njeri më vjen keq për derexhenë në të cilën mund të bie soji i tillë i njerëzve….

Por, mos të harrojmë se njeriu e vjell atë që e ka brenda, ndërsa fjalët e tij tregojnë se çfarë “ushqimesh” han ky person.

Artan Dika ndoshta mund të jetë një pacient i mirë me sëmundje kronike… ama politikan i suksesshëm, mjek i mirë dhe njeri kurrë asnjëherë… Janë do mësime që njeriu i merr në fëmijëri dhe ai për fat të keq i ka mësuar gabimisht…

p.s. I lus kolegët nga të gjitha portalet, që të mos e trajtojnë këtë postim sepse vërtetë opinioni nuk e meriton të merret me gjëra të këtilla. /Lajm/

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Ndërprerja e furnizimit me mish nga Brazili, Dauti: Pritet rritje e çmimit të mishit

Afaristi Xhemail Dauti, në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2, thotë...

Shqiptarja në Gjermani me një furrë të re buke

Burek për mëngjes, bakllava për kafe: Furra buke ballkanike...

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike me shpjegime të shkurtra

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike...

Hajdin Limoni (53) shpëtoi katër persona nga një makinë që po digjej

Ai është heroi i aksidentit të tmerrshëm me makinë...