Politikani zviceran ironizon reagimet e familjes së Ajlanit të vogël

Date:

I persekutuar në Siri, por kthehet në Siri për të varrosur fëmijën e tij ?! Cinizmi i kryetarit të seksionit kantonal të Valisit ka shkaktuar debate të shumtë.

 

„Ja, pra…I persekutuar në Siri, por kthehet në Siri për të varrosur fëmijën e tij ?! Unë nuk po kuptoj më asgjë, apo ndoshta ata na llogaritin si të marrë“. Postimi i së premtes në profilin e tij në Facebook nga kryetari i seksionit kantonal të Valisit, Jérôme Desmeules, nuk ka kaluar pa zhurmë. Duke aluduar në vdekjen e fëmijës trevjeçar të një familje siriane, ai ka shkaktuar reagime të ashpra në mesin e përdoruesve të rrjetit social.

 

I kontaktuar nga «20 minutes», politikani pohon: «Nuk po kuptoj më asgjë. Po që se ai e lëshon vendin e tij për të kërkuar azil, ai do të duhet të ketë arsye të forta për të mos u kthyer atje». Postimi i tij ka shkaktuar reagime për tu shokuar, por ai precizon se qëllimi i tij nuk ka qenë për të trazuar shpirtërat. «Është shumë pozitive që u hap debati. Po gjej kohë që tu përgjigjem atyre që më sfidojnë në mënyrë inteligjente, ndërsa fyerjet falas, i fshij nga faqja“, ka spjeguar ai. (Shtegu.com)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...