Gazeta austriake „Krone“ ka prekur nderin e azilkërkuesve kosovarë

Date:

images

Pritet një kërkim falje publike

Senati i Këshillit austriak të shtypit është preokupuar me artikullin „Kosovarët përfitojnë nga azili“ i gazetës austriake „Krone“, i publikuar në botimin e 04.02.2015. Në artikull thuhej se „Kosovarët janë duke përfituar nga azili“, se „për turistët azilantë“ Austria është profitabile dhe një familje katëranëtarëshe përfiton rreth 2.500 euro në muaj. Sipas Senatit të këshillit, artikulli është në kundërshtim me kodeksin moral të shtypit austriak. Një lexues i rregullt i ishte drejtuar Këshillit të shtypit duke i përkujtuar se shuma prej 2.500 euro nuk është e saktë. Sipas një rregulloreje të Gjykatës austriake të punës, një azilkërkuesit i takojnë vetëm 40 euro në muaj dhe përpos kësaj, ai mund të llogarisë në pritjen, kujdesin dhe veshmathjet. Duke e demantuar gazetën në fjalë, lexuesi dëshmon se një familje katëranëtarëshe mund të pranojë vetëm 160 euro në muaj. Sipas mendimit të Senatit, kosovarët me këtë artikull janë diskriminuar duke e detyruar „Krone“ që shpjegimin e saj lidhur me artikullin ta publikojë vullnetarisht.
P.S. Në vegzën e mwposhtme mund ta lexoni origjinalin e vendimit
http://www.presserat.at/rte/upload/entscheidungen_2015/entscheidung_2015_030_07.04.2015.pdf

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...