Francezët përkrahin fuqishëm aktivitetin e Bujar Lumës
13:16:05 2016-05-07
Me rastin e njëqindvjetorit të Betejës së Verdunit, në partneritet me Zyrën franko-gjermane për të rinjtë (Ofaj), e përditshmja franceze „La Croix“ rrëfen për iniciativën shqiptare për paqe.
Bëhet fjalë për iniciativën për paqe në Europë, ndërsa „La Croix“ ka vizituar Bujar Lumën i cili asnjëherë nuk e kishte paramenduar se do të dirigjojë ndonjë organizatë joqeveritare për dialog ndëretnik dhe preventivë të konfilkteve. „Gjthçka ndodhi rastësisht“, rrëfen ai në Qendrën për bashkëpunim ballkanik, në Shkup.
Udhëheqës në skenë, ai drejtoi në skenë „Lojën“ gjatë kohës kur në Kosovën fqinje shpërtheu konflikti. Dhjetëra mijëra refugjatë arritën në qytetin e tij. „Nuk mund të qëndronim në botën tonë të teatrit dhe t`i injorojmë ata“, ka pohuar për „La Croix“ , Bujari, ndërsa transmeton „Shtegu.com“.
Trupa e tij teatrore i viziton kampet dhe qendrat e refugjatëve, ku ajo interpreton dhe rrëfen për fëmijët e të gjitha nacionaliteteve: Shqiptarëve nga Maqedonia apo Kosova, sllavomaqedonasve etj. Asosciacioni „Loja“ është themeluar në shkurt të vitit 2000.
Bujar Luma rrëfen me entuziazëm anegdota për fëmijërinë e tij jugosllave, në një fshat me popullatë të përzier dhe historinë e babait të tij, që atëbotë punonte në Gjermani. Ai gjithnjë ka dashur të hasë në „rrëfime paralele“, siç i quan diskurset nacionaliste të disave apo të tjerëve.
„Këtu, shkollat janë të ndara, prandaj fëmijët e kanë vështirë të takohen pasi nuk ka ndonjë urë“, vazhdon me keqrdhje Bujari. Një urë të tillë, ai është duke e ndërtuar me durim të madh, me ndihmën e „Lojës“, duke i falënderuar aktiviteteve parashkollore, trajnimeve multikulturore për ligjëruesit e ardhshëm dhe për këmbim të të rinjve europianë. Zyra franko-gjermane për të rinjtë i ka dhënë përkrahjen e plotë, duke dëshmuar mundësinë e suksesit të punës së tij në uljen e gjakrave. „Duhet të punohet në mënyrë konstante për paqen“, ka përfunduar Bujar Luma.