Fortuna 2009 vjen në Zvicër, shqiptarët ngriten në këmbë

Date:

Prej 25 deri më 30 nëntor, në Baden të Zvicrës do të qëndrojë “Fortuna 2009” që njihet me nofkën “Ambasadorët e Karadakut”.

 

 

Gjenerata U12 e KF “Fortuna 2009” për një javë të plotë do të qëndrojë në Zvicër, ku edhe do të mer pjesë në turneun që do të mbahet në qytetin Baden. Me këtë rast shqiptarët me perjardhje nga Karadaku, janë mobilizuar që ambasadorët e tyre të kalojnë ditë të paharruara në Zvicër. Informatat nga terreni, thonë se shpresave të këtij klubi që vitin e shkuar bëri bujë të madhe në futbollin e Maqedonisë, do tju bëhet një pritje e paharruar. Në kohë të njëjtë shqiptarët me prejardhje nga Karadaku, po bëjnë përpjekje që Fortuna 2009 (U12), të luajë ndeshje kontrolluese me moshatarët e tyre nga klubet e njohura zvicrane. Kjo skuadër sezonin e kaluar theu të gjitha rekordet e grupmoshave të reja të futbollit vendor, ndërsa sivjet në tri nga katër ndeshjet ka dalë fituese. Ajo që e bënë të veçantë këtë ekip është e dhëna se anëtar të saj janë fëmijët nga vendbanimet – Hasanbeg, Haraçinë, Inxhikovë, Straçincë e Mateç ose me prejardhje nga i gjithë Karadaku.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...