Fitore e „të gjelbërve“ në Bernë, 300 vota të falsifikuara të SP-së

Date:

06:53:18                 2016-11-28

 

 

 

 

 

Në zgjedhjet komunalë të kryeqytetit helvet, ne Bernë, partia në pushtet ka pësuar humbje të qartë, duke ia mundësuar koalicionit „kuq e gjelbër“ katër vende në Asamblenë komunale. Në betejën për kryebashkiak dhe zëvendësues të Alexander Tschäppät, vallen janë duke e udhëhequr „të gjelbrit“.

 

 

 

 

Në Aleancën e „Listës Mesi i Kuq e Gjelbër“ (RGM) që të dy „të gjelbërit“ Alec von Graffenried dhe Franziska Teuscher kanë marrë vendet e para. Ursula Wyss dhe Michael Aebersold nga Socialdemokratët janë pozicionuar në vendein e tretë, gjegjësisht katërt. Me këtë, partia në pushtet ka pësuar një debakël të vërtetë. Në betejën për kryebashkiak, beteja ende nuk ka përfunduar, prandaj zgjedhjet do të shkojnë në raundin e dytë. Si duket, votuesit janë ngopur nga udhëheqja e një anëtari të Partisë SP, ndërsa „të gjelbrit“ kanë bërë një avancim të dukshëm në krahasim me Partinë SP, shkruan „Shtegu.com“. Pas disa viteve të udhëheqjes së dyshmitë të Tschäppätit si kreybashkiak, votuesit si duket janë ngopur nga një anëtar i SP-së si kryebashkiak. Me 13.846 vota, Alec von Graffenried ka krijuar rezultatin më të mirë, i përcjellur nga Ursula Wyss e SP-së me 12.368 vota dhe Franziska Teuscher me 6.916 vota.

 

 
Mbrëmja e së dielës, për SP ka përfunudar pa shpresa, pasi janë zbuluar edhe 300 vota të parregullta, të cilat i përkisnin SP-së. Ato janë nënshkruar me të njëjtin nëshkrim, prqandaj janë shpallur të pavlefshme. Për shkak të falsifikimit të votave, organet përkatëse të qytetit kanë ngritur kallëzim penal. Raundi i dytë i zgjedhjeve për kryebashkiak do të mbahet nga mesi i muajit janar të vitit të ardhshëm.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...