Dhimbje e madhe e futbollistëve të cilët nuk hipën në avionin e rrëzuar

Date:

15:50:47             2016-11-29

 

 

 

 

 

Nëntë lojtarë të ekipit futbollistik Chapecoense, nuk kanë hipur në avionin e rrëzuar. Përplot dhimje e dëshpërim ata janë tubuar në stadiumin e tyre.

 

 

 

 

Zemra të coptuara në lagjen e ekipit futbollistik Chapecoense në qytetin Chapecó, në jug të Brazilit: Tifozë dhe të afërm të ekipit qajnë dhe përqafohen, në pritje të lajmeve më të reja nga Kolumbia, pasi mbrëmjen e së hënës është rrëzuar avioni në afërsi të Medellinit, me 48 udhëtarë në bord.

 

 

 

sda

 

 

 

Për shkak të një vendimi të udhëheqësisë së klubit, nëntë lojtarë nuk i janë bashkëngjitur ekipit: Alejandro Martinuccio, Rafael Ramos de Lima, Odair Souza, Demerson Bruno Costa, Marcelo Boeck, Andrei Alba, Hyoran Kaue Dalmoro, Moisés Ribeiro Santos dhe portieri Nivaldo. Të martën janë ulur në zhveshtoren e ekipit dhe kanë qëndruar të shokuar, duke u lutur e duke treguar dhimbjen e tyre. „Thjesht, ende nuk mund të besoj“, ka pohuar për portalin „DC Esportes“ mbrojtësi Demerson, njofton „Shtegu.com“.

 

 

 

 

Para hyrjes së stadiumit tashmë janë grumbulluar shumë tifozë, për të ngushëlluar njëri-tjetrin.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...

«KURORA E LIRISË» – NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR

NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR   «...

Nga Tetova në Austri: Setki Ibraimi, zëri shqiptar që po forcon përfaqësimin në politikën austriake

Në rrugëtimin e diasporës shqiptare gjithmonë ka pasur dhe...