Filloi Kampionati botëror i futbollit për të pastrehët

Date:

Me dy gjuajtje nga penalltia, mbreti holandez Willem-Alexander e hapi zyrtarisht Kampionatin e të pastrehëve në futboll që po mbahet në Amsterdam. 63 ekipe nga 48 vende të botës janë duke marrë pjesë në këtë eveniment, i cili filloi të shtunën në një stadium të hapur të posaçëm, për të fituar titullin e kampionit të botës.

 

 

Me „Homeless World Cup“ organizatorët duan njerëzve t`ua tërheqin vëmendjen për mjerimin e personave të cilët nuk kanë kulm të tyre mbi kokë.

 

 

Lojtarët zakonisht kanë probleme sociale dhe psikike, ndërsa shumica e tyre kohë të gjatë kanë jetuar nëpër rrugë. Përmes futbollit në rrugë, ata kanë pasur më tepër kontakte sociale, por edhe kanë fituar respekt, kanë pohuar organizatorët. „Me futboll mund të ndryshohet jeta“, ka deklaruar kryetari i Homeless World Cup, Mel Young, për Agjencinë e lajmeve dpa në Amsterdam, transmeton „Shtegu.com“.

 

 

Mbreti holandez, i cili njihet edhe si tifoz i flaktë i futbollit, është dashur të ballafaqohet me portierin holandez. Penalltinë e parë mbreti 46-vjeçar e huqi, por të dytën e shndërroi pa kurrfarë problemi në gol.

 

 

Ndeshjen e parë me të cilën u hap zyrtarisht kampionati, e fituan holandezët kundër Irlandës së Veriut me rezultat 7:2, ndërsa ekipi zviceran humbi nga Grenlanda me rezultat 2:6.

 

 

KB do të përfundojë të shtunën e ardhshme më 19 shtator.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...