FC Prishtina merr kreun e tabelës pas një loje si macja me miun

Date:

22:25:45                 2016-09-07

 

 

 

 

 

FC Prishtina nga Berna edhe një herë i ka gëzuar simpatizantët e saj, duke shënuar fitore në derbin për kreun e tabelës dhe duke mposhtur kundërshtarin FC Lerchenfeld, me rezultat 4:2.

 

 

Gjashtë gola janë shënuar në ndeshjen kundër FC Lerchenfeld, në praninë e shumë shikuesve. Pas kësaj fitoreje, debutuesi në Ligën e dytë interajonale, e ka marrë kreun e tabelës. Lerchenfeldi e filloi mirë ndeshjen duke shënuar herët për avancim 0:1, mirëpo vendësit iu përgjigjën me tre gola në pjesën e parë, që në fund të fitojnë 2:4.

 

 

Vlenë të theksohet se ekipit kundërshtar i mungonin disa lojtarë për shkak të lëndimeve, në mesin e të cilëve edhe Admir Selmani, ndërsa Prishtina tregoi një formë të lartë dhe taktikë të përsosur.

 

 

Pas një gabimi të portierit Alban Gjokaj, të cilit i pengoi dielli, Lerchenfeldi kaloi në epërsi përmes Miroslav Paniç, por kishte edhe dy rate të mira, të cilat nuk i realizuan Patrick Gerber dhe Edmund Lekaj.

 

 

sasa

 

 

 

Mysafirët u gjendën në situatë të palakmueshme në minutën 15`, kur për shkak të lëndimit Marco Ryter u zëvendësua nga Steven Baumer. Nga ana tjetër, portieri mysafir i dëshmoi cilësitë e veta, duke iu kundërvënë sulmeve të Bajram Avdiljit, Dardan Mehmetit dhe sulmuesit ultra të shpejtë, Hisham Emurlit.

 

 

Prishtina e filloi dominimin e plotë dhe në minutën 35` e barazoi rezultatin përmes Avdiljit. Vetëm tre minuta më vonë, Fitim Sadriji shënoi nga një gjuajtje e lirë nga 25 metra në këndin e majtë të lartë, ndërsa pak më vonë edhe Emurli u regjistrua në listën e golashënuesve, duke ngritur rezultatin në 3:1. Praktikisht, me këtë edhe u vulos fituesi i ndeshjes.

 

 

Pas pushimit, FC Prishtina kundër Lerchenfeldit lujati si macja me miun. Por, kjo ka mundur tu kushtojë shtrenjtë pasi boshnjaku Paniç, arriti të zvogëlojë epërsinë në 3:2. Lerchenfeldi filloi të ngazëllehet dhe gjithçka vendosi në sulm për të barazuar rezultatin. Mirëpo, në minutën 85`, Bujar Mehmeti që ishte futur në lojë kohë më parë, arriti të shënojë për rezultatin përfundimtar 4:2. Mysafirët përsëri u kërcënuan për t`i bërë vetëm një grim të vogël rezultatit, por kot.

 

 

Pas ndeshjes, trajneri mysafir i lavdëroi futbollistët e vet, por edhe deklaroi se ekipi i FC Prishtinës duhet marrë seriozisht, si një faktor i rëndësishëm për të ardhmen. „Tempoja e futbollit që e imponion FC Prishtina, krijon kënaqësi për ta shikuar“, ka pohuar trajneri Bruno Feller në një artikull për të përditshmen zvicerane „Berner Zeitung“, shkrim ky i përshtatur nga „Shtegu.com“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...