Edhe nja dy-tre fjalë për „Neptunin“ famëkeq
21:32:33 2016-09-07
Në Agjencinë e Lajmeve Zhurnal sot sërish arritën ankesa nga konsumatorët e Kompanisë “Neptun”, u ankuan se gjatë interesimit të tyre për të blerë produkte me këste që kishin marrë informata nga banka e tyre e cila është në bashkëpunim me kompaninë “Neptun”, se me kartelat kreditore të “Tutunska Banka” mund të blejnë produkte në këste.
Mirëpo konsumatori në fjalë “i shqetësuar” së pari nga shitësit e kësaj Kompanie se duke e vërejtur atë si shqiptarë, shumë pak i kushtuan vëmendje për ti dhënë sqarim mbi ofertën në fjalë. Ai në fund për Zhurnal sqaron se megjithatë ka dashur të shfrytëzoj këtë ofertë dhe ka kërkuar formularë për të aplikuar. Nga punjonësit e kësaj pikëshitje ia kanë dorëzuar formularin në gjuhën maqedonase.
Ai u kishte treguar se shumë pak e kupton gjuhën maqedonase dhe se kishte nevojë për një formularë në gjuhën shqipe, por punjonësit i thanë se nuk kanë formularë në gjuhën shqipe. Ai ka pyetur se në cilën pikëshitje tjetër të “Neptun”, mund të shkoj dhe të merr formularë në gjuhën shqipe, ndërsa nga punjonësit shumë shkurt iu përgjigjën “Nuk e dimë se ku mund të gjeni formularë në gjuhën shqipe”.
Ata madje kanë filluar ti thonë blerësit që formulari në gjuhën shqipe mund të gjendet në ueb faqen e tyre duke ia sqaruar se me sa opcione të klikimit duhet të vij deri tek formulari, gjë që për konsumatorin në moshë 67 vjeçare ishte shumë e pakuptimt që në atë moshë të hyj të hulumtoj dhe të gjej formularin në gjuhën shqipe.
Konsumatori për Zhurnal na dorëzoi formularin në të cilën si dëshmi do ta bëjm publike dhe shifet qartë që është vetëm në gjuhën maqedonase.
Ndryshe, për të qenë korrekt dhe objektiv në këtë informim, para se të publikojmë vetëm njërën anë të ankesës të qytetarit, Agjencia e Lajmeve Zhurnal kontaktoi Qendrën Informative të Neptun duke i pyetur se a ka formulare në gjuhën shqipe, dhe ku mund ta gjejnë konsumatorët atë. Përgjigjja nga Kontakt qendra e “Neptun” ishte: “Nuk kemi informata se ku mund të gjeindet formularë në gjuhën shqipe lidhur blerjet e produkteve me këste”, thanë për Zhurnal nga Kontakt qendra e “Neptun”.
Mirëpo në pyetjen tonë se a është dhënë sqarim që formulari gjendet në ueb faqen e tyre e cila për momentin është vetëm në gjuhën maqedonase, duke sqaruar se sa klikimesh duhet të bëjm për të arritur deri tek formulari që sipas hulumtimit tonë edhe gjatë bisedës telefonike por edhe pas, nuk arritën ta gjejmë këtë formular në ueb faqen e tyre.
Ndryshe, Zhurnal për hirë të informimit të objektiv dhe pa tendencë dhe me misionin e tonë në shërbim të qytetarëve publikon ankesat e konsumatorëve që edhe pas sërë akuzash kjo Kompani me asnjë demant deri më tani nuk i hedhën poshtë akuzat, gjë e cila tregon qartë se ne si Agjenci nuk kemi asnjë prapavi të keqe, por vetëm dëshirojmë që gjuha shqipe të jetë në shërbim edhe të konsumatorëve shqiptar të kësaj “Kompanie”.
Nga ana tjetër Kompania “Neptun” në profilin zyrtar në Facebook vazhdon “këngën e vjetër” duke “diskriminuar” shqiptarët, ku bëjnë fushatë vetëm në gjuhën maqedonase. Agjencia e Lajmeve Zhurnal edhe më parë por dhe tani bën me dije se padia nga Kompania “Neptun” na bën edhe më të fuqishëm që të ngrisim zërin e qytetarëve që kjo kompani të vetëdijësohet dhe duke mos “poshtërsuar” gjuhën shqipe, e cila për këtë ishte dhe konflikti i vitit 2001.
PS. Hiq më largë se para tetë orëve, reklama e fundit e lëshuar nga „Neptun“ në profilin zyrtarë në Facebook është në gjuhën maqedonase. Aty dëshmohet qartë se mbi 80% të reklamave janë vetëm në gjuhën maqedonase. (ZHURNAL)
Ndërsa në Redaksinë e „Shtegu.com“ ka arritur një reagim i një lexuesi të rregullt, i cili që nga muaji prill i këtij viti, të punësuarit i kishin premtuar se do t`i porositin një pajisje klimatike,e cila u mungonte për momentin. Premtimi i tyre kishte zgjatur deri në muajin korrik pa u realizuar fare, me pretekst se këto pajisje klimatike nuk u prodhuakan më dhe duke hezituar që konsumatorit t`i japin përgjigje me kohë. Pas më tepër se dy muajsh,më në fund, dikush nga të punësuarit i përgjijget se nuk ka pajisje të tilla klimatike dhe nuk e dinë se kur do të furnizohen me to. Një shembull i paskrupullt i manipulimeve me konsumatorët, shkruhet në reagimin e lexuesit në fjalë. (Shtegu.com)