Familja shqiptare ia bën „tunxh“ policisë gjermane

Date:

Mëngjesin e së premtes, policia gjermane përsëri ka tentuar ta dëbojë familjen shqiptare nga Calbe i Gjermanisë, pas përpjekjes së të hënës kur në orën tre të mëngjesit kishin bllokuar hyrjen e shtëpisë, në të cilën kanë qenë të strehuar prindërit dhe vajza 3-vjeçare shqiptare, e të cilët muaj më parë kishin bërë kërkesë për azil. Protestuesit ishin ankuar tek autoritetet gjermane për dëbimin e kësaj familjeje, për shkak se gruaja shqiptare ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë dhe gjendja e saj shëndetësore nuk ishte shumë e mirë.
Por, kësaj radhe, policia gjermane nuk pati fat, pasi për shkak të gjendjes shëndetësore të fëmijës dyvjeçar, dëbimi i anulua. Sipas autoriteteve komunale, dëbimi u anulua për shkak të një sëmundje akute emergjente të fëmijës. Policia kishte ardhur pa paralajmërim, ndërsa më pas ajo e ka verifikuar lajmin e sëmundjes së fëmijës, duke e parandaluar dëbimin. „Autoritetet gjermane nuk kanë pasur njohuri paraprake për sëmundjen e fëmijës“, ka deklaruar këshilltari komunal Markus Bauer (SPD). Se si do të rrjedhin gjërat më tej, mbetet e paqartë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! – poezi Akad. Miftar Tërshnjaku

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! Hapni flamujt, le të valojnë, mbani...

Akad. Miftar Tërshnjaku – poezi

PËR SHQIPËRINË Për Shqipëri, për tokë të lashtë Ilire, edhe gurët...

Rreth 238 mijë nxënës në Maqedoni sot nisin vitin e ri shkollor

Rreth 238 mijë nxënës, prej të cilëve 174 mijë...

Qyteti i Bernēs dhuron 600 triska pēr të mësuar gjuhën gjermane

Që nga ky mëngjes eshte hapur online regjistrimi për...