Gruevski stimulon për fëmijën e tretë, ndërsa redukton mjetet për mbrojtje të nënës dhe fëmijës

Date:

Gratë me arsim fillor marrin 40% rrogë më të ulët se burrat me të njejtën shkallë të arsimimit. Gratë që kanë arsim të mesëm njejtë si burrat, prap se prap marrin 20 për qind rrogë më të ulët se gjinia tjetër. Vetëm 25 % e grave të Maqedonisë kanë qasje deri tek gjinekologu më i afërt dhe për cdo ditë ballafaqohen me propagandë mediale duke u sugjeruar se duhet të jenë amvise dhe ‘maqinë për lindje’, transmeton Aktuale. Këto janë vetëm një pjesë e fakteve alarmante në debatin e djeshim në Kampin e Lirisë para Qeverisë, të cilat i nënvizoi Marinella Mariqiq-Tusheva nga LSDM-ja, Damjan Zdravev drejtor në ‘Reaktor-hulumtime në aksion’, Latifa Shikovska aktiviste, Radmilla Shekerinska etj. ‘Në Shuto Orizarë më shumë se dhjetë vite nuk ka ordinancë gjinekologjike, ndërsa aty jetojnë më shumë se 15 mijë gra. Gruaja rome nuk e di cfarë do të thotë gjinekolog amë, për të parën herë ballafaqohet me gjinekologun në momentin e lindjes’ tha mes tjerash Shikovska. /Aktuale.mk/

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...