A ka shpëtim për familjen Berisha ?! Familja shqiptare dëbohet për shkak të sirianëve

Date:

Në një postim të Radio Martelange nga Belgjika, ftohen të gjithë personat që të nënshkruajnë një peticion, për të parandaluar dëbimin e familjes kosovare Berisha nga Belgjika. Në Belgjikë, ajo kishte ardhur më 8 janar të vitit 2011, pra para pesë vitesh. Familja përbëhet nga babai, nëna dhe dy vajzat Anita e Donita 13-, e 15-vjeçare, si dhe tre djemtë e moshës 11-, 9-, e 3-vjeçare.

 

12219481_1662795470644780_4728487486767660586_n

 

Fëmijët janë integruar në mënyrë të shkëlqyeshme dhe flasin pa ndonjë vështirësi gjuhën frenge, ndërsa vogëlushi që ka lindur në Belgjikë, nuk flet ndryshe përpos gjuhës frenge, duke mos njohur gjuhën amtare, shkruan „Radio Martelange“, njofton „Shtegu.com“. Nëna është vullnetare në qendrën sociale dhe flet rrjedhshëm gjuhën, ndërsa babai ka probleme me shëndetin dhe ka nevojë për trajtim obligativ mjekësor.

 

 

Është paraparë që familja të dëbohet në fund të këtij muaji, për t`ua liruar banesën të ardhurve nga Siria. Pas një integrimi të tillë, është e turpshme dhe e papranueshme që të shkatërrohet jeta e familjes Berisha.

 

 

Një artikull të posaçëm për familjen e ka bërë edhe e përditshmja belge „L`Avenir“ dhe „La Meuse“, ndërsa për tu nënshkruar për peticionin, mund të hyni në vegzën e mëposhtme:

 

 

http://www.petitions24.net/aide_a_la_famille_berisa

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...