Falënderim dhe Njoftim për Titullin “Ambasador për Paqen në Botë”

Date:

Të nderuar miq, shokë dhe dashamirë,

Me nderim dhe mirënjohje të thellë, ju njoftoj se kam pasur privilegjën dhe kënaqësinë të dekorohem me titullin e lartë “Ambasador për Paqen në Botë” nga Universal Peace Federation (UPF).

Ky vlerësim i veçantë është një nxitje e madhe për mua që të vazhdoj angazhimin tim për paqen, harmoninë ndërfetare dhe përmirësimin e shoqërisë.

 

Falënderoj nga zemra Universal Peace Federation për këtë çmim të lartë, i cili përfaqëson një përgjegjësi të madhe dhe një përkushtim të vazhdueshëm për ndërtimin e një bote më të mirë. Ky titull nuk është vetëm një nder për mua, por edhe një mesazh shprese dhe uniteti për të gjithë ata që besojnë në fuqinë e paqes dhe dashurisë mes njerëzve.

 

Dëshiroj gjithashtu të ndaj këtë moment gëzimi me të gjithë ju – miqtë, bashkëpunëtorët dhe të afërmit e mi – të cilët më keni mbështetur gjithmonë në rrugëtimin tim. Le të vazhdojmë së bashku në përhapjen e vlerave të paqes, respektit dhe bashkëpunimit mes njerëzve dhe kombeve.

 

Me respekt dhe mirënjohje,

Setki Ibraimi
Ambasador për Paqen në Botë

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...