Exclusive: Komisioni Evropian mohon « dokumentin », kërcënimet për sanksione ndaj Maqedonisë

Date:

Komisioni Evropian (KE) ekskluzivisht për „ZHURNAL“ i ka mohuar kategorikisht shkrimet e disa mediave në Maqedoni të cilat pretendojnë se posedojnë një „dokument“ në të cilin kinse institucioni ekzekutiv i Bashkimit Evropian ka kërcënuar me sanksione ndaj Maqedonisë për shkak të bllokadës së negociatave për zbatimin e Marrëveshjes së Przhinos.

Zëdhënësja e KE-së, Maja Kocijancic thotë se asgjë nuk ka të vërtetë nga këto shkrime.

«Ky është qartë një fabrikim », tha për Zhurnal.mk Kocijancic e lutur që të verifikoi raportimet e sotme të mediave vendore.

Mediat vendore kanë shkruar më herët dhe kanë paraqitur një « dokument » në të cilin kinse KE ka hartuar një listë sanksionesh ndaj Maqedonisë për shkak të dështimeve të deritashme midis partive në pushtet dhe atyre të opozitës lidhur me marreshjenë në fjalë.

Ndërkohë burimet të tjera të BE-së në Bruksel, duke e komentuar këtë kinse « dokument » thanë për Zhurnal se mënyra e të shkruarit e këtij « dokumenti » nuk është mënyrë e të shkruarit e KE-së.
Download
Për më tepër po këto burime thanë se « nuk është Komisioni Evropian ai i cili propozon sanksione » por shërbimi i politikës së jashtme dhe të sigurisë së BE-së (EEAS) dhe vendet anëtare të bllokut evropian.

« Fabrikim i dobët », thanë këto burime perëndimore të BE-së në Bruksel.

 

Ekrem Krasniqi, Zhurnal.mk

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari Në...

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...