Një fshat i tërë me japonezë në Mal të Zi

Date:

Një fshat në Mal të Zi ka një emër të parëndomtë, Japan (serbisht – Japonia) . Ai gjendet në komunën e Andrijevicës, nën malin Komova, në kufi me Shqipërinë.

Si e ka marrë emrin, ende askush e nuk e di me saktësi, e asnjëra nga tri legjendat për krijim e fshatit malazias Japan, nuk është e bazuar. Në këtë “Japoni” nuk jetojnë as malazezët, as japonezët, as shqiptarët, por vetëm serbët, të cilët siç thotë portali serb „24 sata“, janë në luftë me qeverinë e atjeshme për shkak se ajo “i ka ndarë nga Serbia dhe për shkak atje nuk ka investuar gjë tash e disa vite”.

Është interesant fakti se Mali i Zi ka qenë në luftë me Japoninë e vërtetë, porse paqja është nënshkruar në vitin 2008 në Podgoricë dhe kështu i është dhënë fund luftës 104 vjeçare, njërës nga luftërat më të gjata në historinë e luftimit, e cila në fakt ka qenë vetëm në letër, transmeton Koha.net.

Njëri nga vendësit e fshatit Japan Dragoslav Baboviq nuk e di kur dhe si është krijuar emri i këtij vendi.

„Këtu s’e di as banori më i vjetër si mbeti emri Japan. Babai i ofiqarit ka qenë profesor i historisë e i gjeografisë, as ai nuk e di. Këtu dielli lind së pari në Komova e pastaj në Japan, ndoshta për këtë arsye „, thotë Baboviq.

Në tabelë emri i fshatit është shkruar në cirilikë, e pastaj edhe në gjuhën japoneze, ndërsa në kodër valon flamuri i vendit ku del dielli.

Njëra nga legjendat për krijimin emrit thotë se gjoja njëri nga vendasit e Japanit e ka vrarë një samuraj. /Koha.net/

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Asambleisti Setki Ibrahimi takohet me Reis Ulema Hafiz Shaqir Efendi Fetahin

Asambleisti shqiptar dhe Ambasadori Paqes Setki Ibrahimi, eshte takuar...

Strategu i penës dhe fjalës së artë – Prof. Fali Ndreka

Strategu i penës dhe fjalës së artë Prof. Fali Ndreka Kur...

Akad. Miftar Tërshnjaku: Ilirida Arbërore

Ilirida Arbërore Iliridë, tokë e lashtë e Dardanisë, zemër e Shqipërisë. Nga Shkupi...

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...