Këngëtarja Enca Haxhia ka lajmëruar ndjekësit e saj në rrjete sociale se së shpejti do të publikojë baladën e saj më të re.
Gjithashtu ajo ka treguar pamjen që do ketë në klipin e saj më të fundit, ku e shohim tërësisht bionde dhe me një pamje ndryshe nga çfarë jemi mësuar t’a shohim.
Ndërkohë, Enca vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetin social Instagram, në të cilin ndiqet nga mbi 1.9 milion njerëz.
Ditë më parë, ajo ndezi rrjetin me disa fotografi mjaft provokuese, ku shfaqej duke pozuar në bikini të gjelbra transparente.
Ajo vinte në pah format e saj trupore, ndërsa dukej mjaft tërheqëse teksa pozonte pranë aparatit.
Mirëpo ka diçka që nuk shkon, pasi për të realizuar fotografi të tilla, duket se këngëtarja shqiptare e ka gjetur inspirim tek një modele. Bëhet fjalë për modelen e famshme angleze, Chloe Saxon, e cila njihet për imazhet provokuese që ndan me ndjekësit në rrjetet sociale./tvkoha.tv/