Maqedonia do ta nënshkruajë protokollin për hyrje në NATO më 6 shkurt

Date:

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg njoftoi se më 6 shkurt do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të dokumentit për anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancë.

“Më 6 shkurt do të shkruajmë historinë: Aleatët e NATO-s do ta nënshkruajnë protokollin me të ardhshmen Maqedonia e Veriut së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov”, shkruan Stoltenberg në Twitter.

Pas ratifikimit të marrëveshjes së Prespës në Maqedonia, dhe më pastaj në Greqi, është hequr pengesa e fundit për anëtarësimin e vendit në Aleancën veriperëndimore.

Ceremonia e nënshkrimi do të mbahet në selinë e NATO-s, në Bruksel, në praninë e ministrit të punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov. 29 ambasadorë të vendeve anëtare do të nënshkruajnë protokollin, ku Maqedonia do të mund marrë pjesë në të gjitha “formatet kryesore” të këshillit veriatlantik. /almakos.com/

Shpërndaj:

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

bexio apo TiffCore? Cili program u përshtatet firmave të instalimeve në Zvicër

Shumë firma shqiptare të zanateve në Zvicër punojnë me bexio. Për instaluesit e sanitarisë dhe ngrohjes ka tash edhe një alternativë nga Berna. Krahasimi i funksioneve dhe i çmimeve.

BOX39 – Kerzers

BOX39 - Kerzers

Akad. Miftar Tërshnjaku, poezi: DY KOKA, NJË ZEMËR, NJË KOMB, NJË FLAMUR!

Poezi: DY KOKA, NJË ZEMËR, NJË KOMB, NJË FLAMUR! Dy koka të...

Dy vrasje që tronditën dy shoqëri

Dy vrasje që tronditën dy shoqëri: René Keller në...