LEMERI: Gjendet kufoma e futbollistes shqiptare, Florijana Ismaili

Date:

18:37:59                2019-07-02

 

 

Polumbarët italianë kanë arritur ta gjejnë trupin e pajetë të futbollistes shqiptare, Florijana Ismaili, raporton Corriere di Como, njofton Shtegu.com. Operacioni i shpëtimit u zhvillua në një pikë të thellë të liqenit, jo shumë larg vendit ku u zhduk Florijana e ndjerë.

Florijana ishte futur në Liqenin e Comos të shtunën pasdite dhe nuk u shfaq më. Kërkimi, gjatë të cilit u përdor edhe një robot, për disa ditë ishte i pasuksesshëm. Tani, ajo është gjetur në një thellësi prej rreth 204 metrash.

Florijana ka qenë futbolliste e Young Boys-it që nga viti 2011 dhe ishte kapitene e ekipit. Në vitin 2014, mesfushorja shqiptare bëri debutimin e saj në ekipin kombëtar zviceran, me të cilin mori pjesë në Kampionatin Botëror 2015. Në përgjithësi, ajo zhvilloi 33 ndeshje për Zvicrën, më së fundi nga mesi i qershorit në një miqësore kundër Serbisë. NGUSHËLLIME FAMILJARËVE !

 

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...