Vozitësi maqedonas lëndon rëndë një motoçiklist zviceran

Date:

14:22:52           2016-06-26

 

 

 

 

 

Pasditen e së mërkurës, rreth orës 14.10, në rrugën Mohrentalstrasse të Rottenschwilit në Zvicrës, është shkaktuar një aksident komunikacioni në mes të një kamioni dhe motoçiklisti. Shtetasi 37-vjeçar maqedonas i cili ka qenë duke drejtuar kamionin, është përplasur me një motoçiklist i cili ka qenë duke ardhur nga ana e kundërt, në relacionin Bremgarten – Althäusern, thuhet në një komunikatë të policisë zvicerane, njofton „Shtegu.com“.

 

 

 

Për shkak të lëndimeve të rënda, motoçiklisti 65-vjeçar zviceran është dërguar me helikopter në spital. Ky aksident ka shkaktuar ndërprerjen e komunikacionit në këtë relacion për rreth gjashtë orë, ndërsa policia zvicerane kërkon dëshmitarë për të ndriçuar rastin në tërësi. Vozitësit maqedonas i është shfuqizuar patenta e shoferit, si i dyshuar për shkaktar të aksidentit.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...