E PABESUESHME: Gjashtë vite burg pasi është amvise e dobët ?!

Date:

06:54:42             2016-02-06

 

 

Një italiane do të duhet të përgjigjet para trupit gjykues, për shkak të dyshimit se punët e shtëpisë nuk është duke i kryer me kujdes të duhur. Akuza vjen nga bashkëshorti i saj, i cili rastin e ka paraqitur në gjykatë.

 

 

Kjo është një „betejë rozë“ e një lloji të veçantë: Në Sonnino afër Napolit, një italianë do të duhet të përgjigjet para gjykatës pasi dyshohet se është amvise e keqe. Një gjë të tillë, së paku e pohon burri i saj. Italiani 40-vjeçar është ankuar se në shtëpinë e familjes së tij janë krijuar kushte të padurueshme. „Jemi të detyruar të jetojmë në kushte tejet të rënda higjienike“, i ka deklaruar italiani gazetës „Ill Fatto Quotidiano“, njofton „Shtegu.com“.

 

 
Gruaja nuk gatuan aspak mirë, më me dëshirë ajo i hedhë artikujt e blerë ushqimorë nga bashkëshorti, në mbeturina. Ajo gjithashtu nuk pastron tashmë kohë të gjatë dhe nuk mbahet mend se kur për herë të fundit e ka përdorur fshesën elektrike. Përveç kësaj, gruaja 33-vjeçare i kishte shkaktuar edhe probleme më intime. Me këtë, ajo i ka lënduar obligimet për përkujdesje dhe ka „abuzuar“ familjen e tij.

 

 

Gjykata italiane e ka përshëndetur akuzën e italianit si të arsyeshme, ndërsa më 12 tetor bashkëshortja e tij do të dalë para trupit gjykues. Po që se shpallet fajtore, asaj i kërcënohen deri gjashtë vite burg.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...