Edi Rama, duhet të mbledhë sërish liderët shqiptarë të Maqedonisë!

Date:

06:23:49              2016-02-06

 

 

AFRIM TANALLARI

Skena politike shqiptare në Maqedoni, është në një kaos të çuditshëm me shumë të panjohura. Parti shumë në numër, por pa ndonjë kauzë. Dalin me oferta zgjedhore sa herë afrojnë zgjedhje sidomos parlamentare. E pastaj? – Shuhen1. Pastaj zgjedhje tjera, parti te tjera, shuarje të tjera… një rreth vicioz prej te cilin nuk mund të dalim tani e shumë vite. E lodhën qytetarin, edhe ashtu të lodhur në aspektin social dhe ekonomik. Sikur të gjitha, me prioritet kanë zgjidhjen dhe avancimin e çështjes shqiptare. Po të ishte ashtu sikurse pretendojnë do te ishin mbyllur shumë çështje. Raporti i shqiptarëve me shtetin do të ishte zgjidhur prej kohësh. Por fatkeqësisht ndodh e kundërta. Dalin në skenë interesa të ngushta të individëve të caktuar, bëhen lobime prej më të çuditshmeve dhe për pasojë rezultati dihet.. Proceset në vend numërojnë, kauzat dështojnë kurse fajtori kujdestar sa herë partitë dhe liderët maqedonas! Problemi është se e vërteta është krejt ndryshe. Faji është tek vetë partitë shqiptare. Kjo situatë kështu do një fund. Që do jetë e favorshme për vetë partitë, e më pas për qytetarët. Takimi që në Pogradec organizoi kryeministrit Edi Rama më të gjithë përfaqësuesit e partive politike shqiptare, qofshin të mandatuara ose jo, duhej të rezultonte pozitivisht me një marrëveshje konkrete. Duhej të krijohej një Këshill Koordinues dhe një platformë, ndërsa garantues direkt do të ishte Shqipëria. Kjo nuk ndodhi, kuptohet për faj të partive që ishin ftuar nga kryeministri Rama, pikërisht për këtë qëllim. Fajin pra, le ta kërkojë secili në oborrin e tij!. Kryeministrit Rama, ndërkaq i duhet të luajë rolin e “big brother”-it padyshim, i duhet t’ju japë edhe një shans tjetër përmirësimi vëllezërve më të vegjël, që edhe kur llastohen nuk dinë ta gjejnë as momentin dhe as vendin. Të jesh vëllai më i madh, këtë duhet ta dasmosh edhe në vepër. Prandaj, le të urdhërojë edhe një herë kryeministri e le ti ftojë liderët e partive shqiptare në Maqedoni të bëjnë ujdinë. Fundja edhe nëse i vendosën përpara aktit të kryer, i takon ta bëjë këtë. Mirë ose keq, “vëllezërit e vegjël” duhet ta dëgjojnë. Në fund të fundit, për mirë ose për keq, të gjithë do të themi prej “vëllait të madh” e kemi..Në punë vëllazërish nuk ka dhe nuk duhet të ketë hidhni! Fundja, edhe BDI e ka obligim të marrë një nismë të këtillë, nëse dëshiron të dëshmojë në vepër se është parti më e madhe dhe se vërtetë ka mandatin e shqiptarëve të Maqedonisë, Le ti ftojë edhe ajo, për një takim të përbashkët të gjitha partitë tjera politike shqiptare dhe të caktojnë kornizat e marrëveshjes, e cila do të shërbejë si prag për koalicionime me fituesit e bllokut politik maqedonas.. Nëse, nuk do arrihet një marrëveshje e këtij formati, parti shqiptare do kemi edhe shumë. Disa nga ata do të krijohen duke kërkuar reforma, ndërsa disa duke mos u pajtuar me politikat centraliste të kryetarëve të partisë. Shkurtë: Mos mbetsh në mëshirën e nacionalistit Nikolla Gruevski dhe konspirativit Zoran Zaev. (LAJM)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...

«KURORA E LIRISË» – NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR

NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR   «...

Nga Tetova në Austri: Setki Ibraimi, zëri shqiptar që po forcon përfaqësimin në politikën austriake

Në rrugëtimin e diasporës shqiptare gjithmonë ka pasur dhe...

Ylli i FC Zürich, Valon Berisha, përjeton tragjedi familjare

Mesfushori i FC Zürich, Valon Berisha, po kalon një...