E merr vetëm për një qark Mc Laren-in, shkakton aksident të rëndë

97 Lexime

17:11:12                2019-06-25

 

Javën e kaluar, një veturë sportive ka shkatuar aksidenrt të rëndë në Dornach të Zvicrës, me një biçiklist 38-vjeçar, i cili ka pësuar lëndime serioze për jetë.
Të mërkurën pasdite, më 19 qershor, një vozitës po drejtonte veturën në Dornach, rrugën „Gempenstrasse“ në drejtim të Gempen. Në një segment të ngatërruar dhe të dendur të rrugës, vozitësi 23-vjeçar i veturës sportive McLaren, parakaloi disa automjete. Në një rast, ai u përplas ballëpërballë me një biçiklist që po qarkullonte në korsinë e kundërt, shkruajnë mediat zvicerane, njofton Shtegu.com.

Biçiklistu 38-vjeçar u plagos rëndë. Ai u dërgua në një spital me një helikopter shpëtimi të Rega-s.

Vozitësi i Bolidit 570-hp dhe të shtrenjtë disa qindra mijë franga kaloi pa lëndfime. Sipas hulumtimit të „Basler Zeitung“, vozitësi është një sipërmarrës i suksesshëm i ri i cili fiton shumë para me aplikacione, informon Shtegu.com. Ai e kishte huazuar McLaren-in vetëm sa për një qark, nga një tregtar veturash nga Münchensteini, i cili është i specializuar për vetura luksoze.

Menaxheri i kompanisë shprehu ngushëllime për të lënduarin dhe familjen e tij. „Natyrisht, po të ishim në gjendje të parashikonim se çfarë do të ndodhte, kurrë nuk do t`ia kishim huazuar automjetin. Gjatë gjithë biznesit tonë, ne kurrë nuk kemi pasur ndonjë aksident me ndonjërën nga veturat tona gjatë vozitjes provë“, ka thënë menaxheri.